Adoleshenca ishte menduar se është periudha kur fëmijët shkëputen nga aktiviteti fizik, por një studim në The British Journal of Sports Medicine sugjeron se kjo ndodh shumë më herët, rreth moshës shtatë vjeç.
Qëndrimi ulur zëvendëson aktivitetin fizik që nga koha kur fëmijët fillojnë shkollën. Fëmijët duhet të bëjnë të paktën një orë ushtrime në ditë. Shumica e 400 fëmijëve që ishin pjesë e studimit, kryenin më pak aktivitet fizik duke u rritur.
Ekspertët nga Glasgou dhe Newcastle gjurmuan nivelet e aktivitetit të fëmijëve gjatë tetë viteve.
Ato matën kohën që fëmijët kalonin duke u ushtruar kur ishin 7-vjeç dhe pastaj përsëri në moshën nëntë, 12 dhe 15 vjeç.
Mesatarisht, djemtë kalonin 75 minuta në ditë duke ushtruar, kur ata ishin shtatë vjeç, më pas ulej në 51 minuta, kur ata ishin 15 vjeç.
Vajzat kryenin 63 minuta aktivitet fizik, kur ishin shtatë vjeç, i cili ra në 41 minuta në moshën 15 vjeç.
Por një në pesë prej djemve ishte kundër prirjes dhe arritën të ruajnë nivelin e tyre të të ushtruarit gjatë tetë viteve. Këta djem bënin pjesë tek personat që kishin nivele të larta të të ushtruarit në moshën shtatë-vjeçare, thanë studiuesit.
Sa duhet të ushtrohen fëmijët?
- Të paktën 60 minuta aktivitet fizik çdo ditë, kur bëhet fjalë për aktivitet të moderuar, të tilla si çiklizmit, tenisi…
- Tri ditë në javë, këto aktivitete duhet të përfshijnë ushtrime për muskuj të fortë, të tilla si gjimnastikë dhe ushtrime për eshtra të forta, të tilla si kërcime dhe vrapim.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.