Rezulton se të paturit e një “koke të madhe” është një gjë e mirë.
Normalisht, t’ju quajnë “kokëmadh” nuk konsiderohet si një gjë e mirë. Por, sipas një studimi të ri, të kryer në Britaninë e Madhe, kjo mund të jetë një gjë fantastike për foshnjën tuaj. Foshnjat e lindura me kokë të madhe në të vërtetë ka të ngjarë të jenë të zgjuar, në bazë të gjetjeve që janë publikuar në Independent.
Shkencëtarët ishin në në kërkim të lidhjeve në mes të gjeneve, IQ dhe shëndetit të përgjithshëm. Ata mblodhën mostra gjaku, urine dhe pështyme së bashku me informacionin për prejardhjen dhe mënyrën e jetesës nga më shumë se 100.000 britanikë dhe analizuan të dhënat.
Gjatë analizës së tyre, studiuesit gjetën se njerëzit, që kanë lindur me kokat e mëdha kishin dukshëm më shumë gjasa për të fituar një diplomë universiteti dhe rezultate më të larta në testet e inteligjencës. Që do të thotë, se fëmijët e lindur me një perimetër koke më të madhe se mesatarja 13.5-14 inç kishin të ngjarë të shfaqin inteligjencë më të madhe më vonë në jetën e tyre.
Ky nuk është faktori i vetëm, sigurisht. Studimi, gjithashtu mbështet një teori ekzistuese, e cila thotë se ata me shëndet më të mirë të përgjithshëm kanë të ngjarë të kenë nivele më të larta të inteligjencës.
Por, kur është fjala për kokën e një fëmijë, ndoshta madhësia me të vërtetë ka rëndësi.
Burimi: http://www.cosmopolitan.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.