Këshilla & Arsye

May 3, 2017 | 10:45

Studimi/ Ja pse birra qetëson dhimbjet më shpejt se paracetamoli

Dhimbje të forta koka, dhoma ju duket sikur po ju “mbyt”, dhe stomaku është nervoz. Në këtë situatë duhet patjetër të gjeni një zgjidhje. Gjëja e parë që të gjithë njerëzit bëjnë në momente të tilla është të kërkojnë për një qetësues. Por shkenca ka një përgjigje befasuese për këtë problem. Zgjidhja është një gotë birrë. Po, një gotë birrë të heq të gjitha dhimbjet.

one-pint-main

Kështu shkruan “The Independent” në një artikull ku thotë se 18 studime nga disa universitete tregojnë se birra e çliron trupin nga dhimbjet më mirë se sa paracetamoli apo qetësues të tjerë.

Hulumtuesit nga Universiteti i Greenwich -it zbuluan se konsumimi i birrës mund të shkurtojë shqetësimet me rreth 25%.

Kjo ndoshta për shkak të efektit që alkooli ka në trurin e njeriut, duke ndikuar në qelizat që çlirojnë endorfinë.

Duke ngritur përmbajtjen e alkoolit në gjak në afërsisht 0.08 për qind, ju do t’i jepni trupit tuaj “një ngritje të vogël të pragut të dhimbjes” dhe kështu një “reduktim të moderuar në të madh të intensitetit të dhimbjes”.

Shtimi i përmbajtjes së alkoolit në gjak në afërsisht 0.08 për qind, ndikon në reduktimin e intensitet të dhimbjes. Por theksohet se nuk duhet të teprohet me birrën e konsumuar.

Hulumtuesit shpjeguan se: “rezultatet e studimit tregojnë se alkooli është një analgjezik efektiv, pasi redukton intensitetin e dhimbjes, gjë që shpjegon edhe keqpërdorimin e alkoolit tek ata persona që kanë shqetësime të vazhdueshme, edhe pse kjo është e dëmshme për shëndetin”.

Megjithatë, nuk është e qartë nëse alkooli redukton ndjenjat e dhimbjes, sepse ndikon në receptorët e trurit ose thjesht ul shqetësimin, ankthin, duke ndikuar në reduktimin e mendimeve negative.

Dr. Trevor Thompson, i cili udhëhoqi studimin në Universitetin Greenwich të Londrës, tha për “The Sun”se: “Alkooli mund të krahasohet me lloje drogash mjekësore dhe ndaj efekti është më i fuqishëm se paracetamoli”.

Megjithatë, ekspertët po punojnë për të sqaruar rezultatet e studimit të ri, pasi alkooli në nivele të tepruara nuk është i mirë për shëndetin.

Sipas ekspertëve të shëndetit publik në Angli, “pirja e tepërt e alkoolit mund të shkaktojë probleme të mëdha në shëndet. Dhe për këtë është më mirë që secili të konsultohet me mjekun”.

Burimi: Balkanweb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top