Këshilla & Arsye

April 28, 2016 | 10:35

Studimi/ Ja sa vite pas martese tradhtojnë gratë…

Keni dëgjuar për ‘7 vitet e provës në martesë’?! Thuhet se një martesë e lumtur fillon të venitet pas 7 vitesh dhe rreziku që partnerët të fillojnë të tradhtojnë është shumë i madh. Por sipas një studimi të ri nga ‘IllicitEncounters.com’, portali më i madh që mundëson takimet online për të lidhur në martesë persona të ndryshëm, ka rezultuar se tradhtia nuk vjen pas kaq shumë vitesh… në vetëm 3 vite e 3 muaj martesë fillojnë tradhtitë.

Lajm i keq ky, por nuk përfundon me kaq, pasi sipas studimit rezultonte se femrat ishin ato të cilat tradhtonin të parat, pasi meshkujt ‘e shtynin’ edhe për 5 muaj më shumë. Në fakt studimet kanë treguar se 45% e martesave përfundojnë në tradhti dhe 57% e tradhtive kryhen nga femrat. Nëse vajza vjen nga një familje ku edhe nëna e saj ka tradhtuar atëherë shanset për t’u bërë edhe ajo tradhtare janë shumë herë më të larta.

Ndaj sugjerohet që partnerët të jenë më të vëmendshëm ndaj tradhtisë që në vitet e para të martesës dhe meshkujt duhet të njohin nënë e vajzës para se të martohen me të.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top