Në fokus

December 8, 2016 | 14:28

Studimi: Kufjet të rrezikshme, adoleshentët mund të humbasin dëgjimin

Një studim i ri nga “The Wirecutter”, një faqe interneti e cila analizon këta aksesorë, ka arritur në përfundimin se nga përdorimi i tyre, fëmijëve dhe adoleshentëve u rrezikohet dëgjimi, pasi prodhojnë tinguj të zhurmshëm.

1

Për Cory Portnuff, audiolog pediatrik në Spitalin e Universitetit të Kolorados, i cili thotë se: “Këto rezultate kanë treguar pikërisht dëmtimet që kufjet sjellin. Nga testimi i rreth 30 llojeve të këtyre aksesërëve, gjysma e tyre nuk e zvogëlonte volumin. Për të siguruar një dëgjim të sigurtë, duhet të kombinoni volumin dhe kohëzgjatjen: sa më i lartë volumi, aq më pak kohë duhet të kalojë fëmija duke dëgjuar në kufje.

Kufiri i caktuar për të rriturit është 85 decibel dhe përdorimi duhet të jetë jo më shumë se tetë orë. Nga testimi me këngën “Cold Water”, për të parë nëse e kufizonin volumin në 85 decibel, studiuesit vunë re se për 21 sekonda në volum maksimal prej 114 decibel, gjysma e kufjeve nuk e zvogëlonte volumin në normën e 85 decibel. Ndërkohë që një e treta e kufjeve e tejkalonte kufirin.

“Ky studim duhet të jetë një thirrje zgjimi për prindërit”, tha Dr. Blake Papsin, otolaringolog në spitalin e fëmijëve në Toronto.

“Prodhuesit e kufjeve nuk janë të interesuar për shëndetin e veshëve të fëmijës suaj. Ata janë të interesuar në shitjen e produkteve dhe disa prej tyre nuk janë të mira”, tha ai.

Gjysma e 8-12-vjeçarëve dëgjojnë muzikë çdo ditë dhe gati dy të tretat e të rinjve bëjnë të njëjtën gjë, sipas raportit të vitit 2015 ku morën pjesë më shumë se 2.600 persona.

Në fakt, shumë fëmijë dëgjojnë muzikë në vende edhe më të zhurmshme, si aeroplanë apo makina dhe e kanë të pamundur të eliminojnë zhurmat e ambientit, ndaj ata tentojnë të ngrenë volumin e zërit. Vetëm 4 nga 30 llojet e kufjeve të testuara, ishin në gjendje ta bënin këtë. Në çdo rast, madje edhe me kufje që efektivisht e kufizojnë volumin maksimal, mbikëqyrja është e rëndësishme, sipas mjekëve.

“Edhe me kufje që kufizojnë efektivisht tingullin maksimal, mbikëqyrja është vendimtare. 85 decibel nuk është kufiri magjik nën të cilin veshët e një fëmije janë të sigurtë”, – thotë Brian Fligor, audiologu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Audiologu ofroi disa këshilla për dëgjim:

  • Së pari,  mbajtja e volumit në 60%
  • Së dyti, inkurajoni fëmijën të bëjë pushim çdo orë, në mënyrë që të lejojë qelizat në veshin e brendshëm të pushojnë

Edhe pse ka pasur një rritje të padiskutueshme në humbjen e dëgjimit mes adoleshentëve, nuk është aspak i qartë fajtori kryesor. Fëmijët janë të ekspozuar edhe ndaj zhurmave si: koncertet rok, armët e zjarrit, ngjarjet sportive dhe sirenat e policisë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top