Ky është lajmi që të gjithë po e prisnim. I shijshëm ashtu siç është, e vërteta e trishtuar është se djathi prej kohësh mendohet si jo shumë i shëndetshëm.
Megjithatë, një studim i ri ka gjetur se djathi është në fakt i mirë për ne, ose të paktën jo aq i keq.
Hulumtimi nga University College Dublin kanë arritur në përfundimin se njerëzit që hanë më shumë djath të të gjitha llojeve janë më të dobët se të tjerët që nuk e konsumojnë shpesh. Studiuesit kanë dalë në përfundimin se adhuruesit e djathit janë në fakt më të dobët se të tjerët dhe nuk është e vërtetë se djathi rrit shumë nivelin e kolesterolit. Këtu përmendim edhe produktet si qumështi, lloje të ndryshme djathrash, salcat e kosit dhe vetë kosi. Përfundimet u dhanë pasi u studiuan më shumë se 1500 njerëz të moshës mes 18 dhe 90 vjeç.
Ata zbuluan se njerëzit që konsumuan produkte të qumështit kishin BMI të ulëta, përqindje më të ulëta të yndyrës, bel të hollë dhe presion më të ulët të gjakut.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.