Këshilla & Arsye

April 27, 2017 | 9:10

Studimi / Ky zakon i neveritshëm është i shëndetshëm

Gishtat në hundë janë një zakon i neveritshëm. Ne mendojmë që jo vetëm nuk është higjienike, por mund të dëmtojmë edhe lëkurën e brishtë të hundës, si dhe rritjen e rrezikut të zhvillimit të një infeksioni të dhimbshëm të sinusit.

1

Megjithatë, një studim ka zbuluar se njerëzit që mbajnë gishtat në hundë mund të jenë më të shëndetshëm – duke u dhënë arsye të mira fëmijëve që të vazhdojnë me zakonin e neveritshëm.

Specialisti austriak i mushkërive, Profesor Friedrich Bischinger, tha: “Ngrënia e masës së thatë që nxirret nga hunda  është një mënyrë e shkëlqyeshme për të forcuar sistemin imunitar të trupit. Në mjekësi ky veprim ka kuptim dhe është një gjë krejtësisht e natyrshme. Për sa i përket sistemit imunitar, hunda është një filtër në të cilin grumbullohen shumë baktere dhe kur kjo përzierje arrin në zorrë, funksionon si një ilaç”.

Shkencëtarët nga Universiteti i Harvardit dhe Instituti i Teknologjisë i Massachusetts zbuluan se rezervuari i pasur i baktereve “të mira” të mukusit të hundës parandalon bakteret që shkaktojnë dëmtimin e dhëmbëve, mbrojnë nga infeksionet e frymëmarrjes, ulçerat e stomakut dhe madje edhe nga HIV.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top