Këshilla & Arsye

April 15, 2017 | 14:13

STUDIMI/ Me stërvitje eshtrat forcohen në vetëm disa javë

Eshtrat përshtaten me rritjen e ushtrimeve, duke u bërë më të mëdha dhe më të forta në një periudhë shumë të shkurtër kohe.

1Në studimin e publikuar në Gazetën Ndërkombëtare të Mjekësisë Sportive, morën pjesë 100 adoleshentë futbollistë, të cilët u trajnuan me kohë të pjesshme dhe me kohë të plotë për herë të parë.

Lojtarët, të cilët ishin të gjithë të moshës 16-vjeçare, u trajnuan për rreth 12 orë në javë. Trajnimi përbëhej nga intensitet i lartë stërvitjeje.

Karakteristikat e kockave të këmbëve të lojtarëve u matën para se të fillonin trajnimin dhe pastaj përsëri 12 javë më vonë.

Të dhënat treguan se tibia, e cila është e lidhur me forcën e kockave dhe karakteristika të tjera ishin rritur ndjeshëm pas trajnimit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top