Mëlçia rritet ditën dhe zvogëlohet gjatë natës. Ky konstatim është bërë nga disa studiues në Zvicër të cilët e dokumentuan këtë proces të rritjes dhe zvogëlimit të rregullt të mëlçisë tek minjtë.
Mes gjithë organeve në trupin e njeriut, mëlçia është organi superhero, pasi jo vetëm që e mbron trupin tonë kundër toksinave të lëngshme që marrim rregullisht gjatë ngrënies, pirjes, po ka edhe aftësinë për rigjenerimin e vetes dhe siç tregon ky studim i ri, rritet me gati gjysmën e madhësisë së saj gjatë një dite.
Këto gjetje rreth mëlçisë shtojnë argumentat në rritje për t’ju kthyer gjumit ciklik, bazuar në sinjalet mjedisore. Ndriçimi i natës me shkëlqimin artificial lidhur me ciklin e ndërprerë të gjumit te njerëzit, si dhe me rrezikun në rritje të obezitetit, diabetit, depresionit dhe disa llojeve të kancerit.
Për mijëra vjet trupat tanë vetrregulloheshin në bazë të lindjes dhe perëndimit të diellit, pra njerëzit zgjoheshin kur lindte dielli, qëndronin zgjuar kur ishte dritë dhe flinin kur errësohej. Kjo u ndërpre rreth 100 vjet më parë me elektricitetin. Dhe ky ndërrim zakonesh siç sugjerohet nga shumë eksperimente me minjtë shtrihet edhe në sistemet tona të tretjes.
Mëlçia pastron helmet nga trupi ynë, prodhon proteina dhe kimikate të nevojshme për tretjen, riciklon qelizat e kuqe të gjakut dhe rregullon nivelet e glikogjenit (përgjegjës për nivelin e karbohidrateve dhe sheqernave) në trupin tonë. Nëse ajo nuk punon siç duhet ne vdesim.
Këto gjetje mund të na ndihmojnë për të shpjeguar se pse ndihemi si të sëmurë kur nuk kemi fjetur mjaftueshëm dhe pse nuk është mirë për shëndetin që ta shtyjmë orarin e gjumit në orët e vona.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.