Njeriu nuk jeton vetëm me bukë, por ajo mund të jetë më e mirë nga sa kemi menduar. Shmangia e glutenit është përhapur gjithnjë e më shumë vitet e fundit, duke paralajmëruar për rreziqet e saj të hamendësuara.
Edhe pse nuk kanë intolerancë të vërtetë, shumë njerëz kanë filluar ta shmangin glutenin, që gjendet në kokrra të ndryshme duke përfshirë grurë, thekër, elb.
Studiueseit nga Universiteti i Harvardit kanë gjetur një lidhje midis mungesës së glutenit dhe diabetit të tipit 2.
Ndërkohë që njerëzit me intolerancë ndaj glutenit, e shmangin atë për arsye mjekësore, ata që e shmangin si një zgjedhje e jetesës mund të bëjnë më shumë dëm sesa mirë, paralajmërojnë studiuesit.
Rezultatet janë veçanërisht të rëndësishme për shkak të madhësisë së studimit, 200.000 njerëz janë mbikqyrur për më shumë se 30 vjet.
Studimi afatgjat vëzhgimor gjeti se 20 për qind e pjesëmarrësve të cilët konsumuan gluten ishin 13 për qind më pak të rrezikuar për zhvillimin e diabetit tip 2, në krahasim me ata që hëngrën më pak.
“Kjo sugjeron se gluteni mund të ulë rrezikun e zhvillimit të diabetit”, tha autori kryesor Geng Zong nga Departamenti i të ushqyerit të Universitetin e Harvardit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.