Marrëdhënie

December 19, 2016 | 8:50

Studimi / Njerëzit e pamartuar, 70% më të rrezikuar nga kjo sëmundje

Rreth 150’000 njerëz kanë një goditje në tru çdo vit në Britani. Një e katërta e këtyre njerëzve vdesin brenda një viti dhe nga të mbijetuarit gjysma mbeten me aftësi të kufizuara, të cilat mund të përfshijnë paraliza, probleme me të folurin, ndryshime të personalitetit etj.

1

Në SHBA më shumë se 795’000 njerëz kanë një goditje në tru çdo vit, nga të cilët 130’000 vdesin. Shkalla në të cilën njerëzit shërohen dhe mundësia e mbijetesës është e varur nga të paturit e një kujdesi të mirë, rehabilitim, mbështetje nga të afërmit etj.

Ekspertët e Universitetit Duke në Karolinën e Veriut dyshojnë se martesa ndihmon në përmirësimin e atyre që pësojnë goditje në tru. Studiuesit anketuan 2’351persona, të cilët kishin 5 vjet që ishin prekur nga një goditje në tru dhe zbuluan se ata që ishin të martuar, kishin më shumë shanse për t’u shëruar, ndërsa 71% e rasteve të njerëzve të pamartuar vdisnin nga goditja në tru.

Studiuesit gjetën gjithashtu se pacientët që ishin të divorcuar, kishin rreth 23% më shumë gjasa për të vdekur pas një goditje dhe ata që ishin të ve, kishin rreth 25% më shumë gjasa për të vdekur.

Pacientët që ishin të divorcuar më shumë se një herë kishin rreth 39% më shumë gjasa për të vdekur pas një goditjeje dhe ata që ishin të ve për më shumë se një herë kishin rreth 40% më shumë gjasa për të vdekur.

2

Mbështetja psikologjike e bashkëshortit/es është jetike për njerëzit që duan ta rindërtojnë jetën pas një goditje dhe sigurisht stabiliteti financiar luan një rol të rëndësishëm në shërimin e këtyre pacientëve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top