Në fokus

October 30, 2016 | 7:01

Studimi: Nuhatja e rozmarinës mund të rrisë kujtesën me 75%

Ne të gjithë kemi aromat tona të preferuara, por njëra prej tyre mund të na ndihmojë të mbajmë mend. Kjo është pikërisht ajo që studiuesit kanë gjetur kur është fjala për rozmarinën.Psikologët në Universitetin Northumbria, Newcastle, kanë kryer një studimi cili tregoi se nuhatja e vajit esencial nga rozmarina rrit funksionet e kujtesës.Hulumtuesit besojnë se kjo mund të jetë shumë e dobishme për ata që vuajnë nga dëmtime të kujtesës.

Ky studim vëzhgoi  njerëz teksa ata kryenin ushtrime matematikore si dhe teste të tjera të  ngjashme.Gjithashtu para studimit u  vlerësua dhe gjendja e tyre shpirtërore. Në studim u përfshinë më shumë se 60 vullnetarë, të cilët u ndanë në dy grupe dhe u vendosën në dy dhoma të ndryshme, ku njëra kishte aromë rozmarine dhe tjetra jo. Rezultatet ishin të habitshme. Pjesëmarrësit në dhomën me aromën e rozmarinës performuan 60-75% më mirë se sa pjesa tjetër. Kjo ishte një provë shumë e rëndësishme për rëndësinë e rozmarinës në kujtesë.

Si ta përdorni rozmarinën

Sipas ekspertëve, për të zhvilluar kujtesën tuaj mund ta mbushni ambientin ku ju rrini, studioni ose punoni me aromën  e rozmarinës, ose thjesht mund të mbani një vazo plot me rozmarinë pranë jush.  Në qoftë se kjo  është e pamundur, përzieni  një lugë vaj arre kokosi me pak lëng të përqendruar rozmarine dhe kur të keni nevojë për një kujtesë më të mprehtë, fërkoni pak nga kjo përbërje në kyçet e duarve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top