Këshilla & Arsye

December 12, 2017 | 9:40

Studimi/ Ora, dita e javës, muaji dhe stina kur njerëzit janë më produktivë

Nëse duam të jemi më të qartë rreth kësaj pyetje, ne përfundojmë më shumë punë në orën 11:00, të hënën, në tetor. Ne vijmë në punë me vendosmëri, mbyllim disa prej detyrave që duhet të bëjmë, hamë drekën dhe më pas përqendrimi ynë bie, duke parë video dhe postime të ndryshme në internet.
1

Por janë disa momente gjatë të cilave është më e mundur të mbyllim punë tonë. Ne analizuam të dhënat e klientit të Priceonomics, Redboth, një shoqëri programesh për menaxhimin e projekteve, për të parë se kur njerëzit ishim më kreativë dhe përmbushnin detyrat e tyre. Nga kjo bazë të dhënash, përdoruesit gjeneruan 1,8 milionë projekte dhe 28 milionë detyra që me krijimin e Redbooth.

Duke studiuar këto të dhëna, ne mund të zbulojmë me saktësi se kur njerëzit janë më produktivë. Në cilën orën të ditës përmbushnin pjesën më të madhe të detyrave. Cila është dita e javës kur janë më produktivë? Po muaji apo stina?

Cila është ora kur njerëzit përfundojnë pjesën më të madhe të punëve të tyre?

grafiku-1

Grafiku jep një pamje më të qartë të produktivitetit përgjatë një ditë pune.
Pjesa më e madhe e njerëzve nuk shkon me të vërtetë në orën 7:00 të mëngjesit në punë dhe pas orës 17:00 (ora e largimit) punonjësit punojnë më shpejt. Përqindja e punëve të përfunduara (9,7%) arrin kulmin në 11:00, pak para orës së drekës. Midis orës 11:00 – 13:00 ka një rënie të madhe në produktivitet dhe pas orës 13:00 produktiviteti nuk shkon asnjëherë në pikun e vet.

Cila është dita kur njerëzit përfundojnë pjesën më të madhe të punëve të tyre?

grafiku-2-2

Pjesa më e lartë e punëve (20,4%) të përfunduara është ditën e hënë. E marta renditet e dyta, me (20,2%), dhe pas saj, niveli i punëve të përfunduara bie me ditët e javës që rrjedhin drejt fundjavës.
Të premten përfundohen vetëm 16,7% e punëve, duke e bërë të premten 20% më pak produktive se e hëna. Ndërsa në fundjavë, është e qartë: ne përfundojmë vetëm 4,7% të punëve.

Cili është muaji kur njerëzit përfundojnë pjesën më të madhe të punëve të tyre?

grafiku-3

Produktiviteti ynë nuk funksionon vetëm në baza javore; në disa periudha të caktuara të vitit ne jemi më pak produktivë. Në fakt ka një ndryshim të rëndësishëm në përqindjen e punëve që mbyllin gjatë muajve të vitit.
Nëse gjatë javës, përfundojmë më shumë punë ditën e hënë dhe në fillimjavë, nuk ndodh e njëjta logjikë me muajt e vitit.

Siç mund të shihni në grafik, ne përmbushim më shumë punë në muajt e fundit të vitit – shtator (8.8%), tetor (9.5%) dhe nëntor (9%) — se sa në muajt e parë të vitit. Ne përfundojmë vetëm 7.2% të punëve tona në janar; pra jemi 25% më pak produktivë se në tetor.
Kjo mund të ndodhë për shkak të faktit se në fillim të vitit zakonisht përcaktohen objektiva – jo t’i përfundojmë ato – dhe ndërsa afrohet fundit i vitit, përpiqemi të mbyllim gjithçka kemi nisur.

 

Cila është stina kur njerëzit përfundojnë pjesën më të madhe të punëve të tyre?

grafiku-4

Vjeshta është stina gjatë së cilës ne jemi më produktivë dhe përfundojmë më shumë punë, ndoshta për shkak të ditëve të pushimeve në nëntor dhe dhjetor.

 

Gjetjet e studimit

-Ne jemi më produktivë në orën 11:00, kur përfundojmë pjesën më të madhe të detyrave (9,7% të të gjithë punëve)
-Pas dreke, produktiviteti ynë reduktohet, dhe pas orës 16:00, bie plotësisht.
-Dita më produktive e javës është e hëna (20,4% të punëve)
-Jemi më pak produktivë në fund të javës (e premte, 16,7%) dhe nuk është çudi që nuk bëjmë thuajse asgjë në fundjavë (të shtunë + të diel, 4,7%).
-Përqindja më e lartë e punëve të përfunduara është në tetor (9,5%); përqindja më e ulët e punëve të përfunduara është në janar (7,2%).
-Vjeshta është stina më produktive, ndërsa dimri (22,8%) është stina me më pak produktivitet.

Burimi: Forbes/Monitor

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top