Pirja e duhanit shkakton një në 10 vdekje në mbarë botën, sipas një studimi të kryer në katër shtete – Kinë, Indi, SHBA dhe Rusi.
Pavarësisht politikave të kontrollit të duhanit, numri i duhanpirësve është rritur. Hulumtuesit shprehen se vdekshmëria mund të rritet më tej, pasi kompanitë e duhanit kanë në shënjestër tregje të reja, veçanërisht në vendet në zhvillim.
“Pirja e duhanit mbetet faktori i dytë më i madh rreziku i vdekjeve të parakohshme dhe paaftësisë, ndaj për të ulur ndikimin e tij ne duhet të intensifikojmë kontrollin e duhanit,”shprehen studiuesit.
Një studim i vitit 2015 tregoi se gati një miliardë njerëz tymosin çdo ditë – një në katër meshkuj dhe një në 20 femra.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.