Këshilla & Arsye

January 9, 2017 | 14:19

Studimi: Prindërit obezë, rrezik për zhvillimin e vonuar të fëmijëve

Mbipesha mund të ndikojë jo vetëm në shëndetin tuaj, por edhe në zhvillimin e fëmijës.

2

Sipas një studimi, fëmijët e lindur nga prindërit obezë mund të përjetojnë vonesë në zhvillim në fazat e para të fëmijërisë.

Sipas shkencëtarëve, fëmijët me nënat obeze janë 67% më të rrezikuar që të kenë vonesë në zhvillimin e aftësive lëvizëse dhe janë më të ngathtë se fëmijët e tjerë me nëna me peshë normale. Ndërsa ata që kanë edhe baballarët obezë janë 71% më të rrezikuar.

Kur të dy prindërit janë obezë, fëmijët janë 3 herë më të rrezikuar, që të lindin me këto probleme.

 “Mesazhi i këtij studimi është që çdokush, grua apo burrë, prindër ose jo duhet të përpiqet të arrijë një peshë normale të trupit, nëpërmjet një diete dhe mënyre jetese të shëndetshme”, thotë autorja kryesore e studimit, Edëina Yeung, hulumtuese shkencore në Institutin Kombëtare të Shëndetit.

Yeung shton se studimi është bërë duke marrë të dhëna për prindërit dhe fëmijët, dhe nuk kanë prova të sakta, që vërtetojnë se obeziteti shkakton direkt probleme në zhvillimin e fëmijëve.

 “Nuk kemi një diagnozë për këta fëmijë”, thotë Yeung. “Në këtë pikë, nuk e dimë nëse fëmijët do t’i kenë këto probleme kur të rriten”, shton ajo.

Duke përdorur të dhënat nga më shumë se 5000 sondazhe, hulumtuesit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit të Fëmijëve dhe Zhvillimit Njerëzor matën peshën e të dy prindërve dhe zhvillimin e fëmijëve të tyre. Në pyetësor u kërkohej nënave të kryenin teste të thjeshta me fëmijët kur ishin 4, 8, 12, 18, 24, 30 dhe 36 muajsh.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top