Këshilla & Arsye

September 20, 2016 | 10:55

Studimi/ Punëdhënësit e ardhshëm do të punësojnë më shumë femrat e dobëta

Hulumtimet e kryera në Britani të Madhe dhe Kanada kanë  gjetur se punëdhënësit e ardhshëm me shumë gjasa do të punësojnë femrat me një BMI (Indeksi i masës trupore) më të ulët, se sa ata një me BMI më të lartë.

Rezultatet e publikuara në revistën PLOS One zbulojnë se ky paragjykim i peshës nuk është vetëm nga meshkujt. Është kolektiv.

Hulumtimi është kryer duke u treguar pjesëmarrësve foto të dy burrave dhe grave, që ishin manipuluar për të përfaqësuar nivele të ndryshme BMI. Ata janë pyetur më pas për të vlersuar se sa gjasa ka që ata të punësonin çdo person.

Rezultatet treguan se fytyrat e grave me një BMI më të lartë shikoheshin si më më pak të favorshme se ato me një BMI më të ulët. Ndërsa tek meshkujt, dobësia në fytyrë nuk ndikoi tek punësimi i tyre.

Hulumtuesit të cilët kryen studimin konfirmuan se për gratë pesha mund të ndikojë në perspektivat e tyre të punësisimit.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top