Frymëmarrja nuk është vetëm për oksigjen; ajo mund të ndikojë në aktivitetin nervor. Shkencëtarët e Northwestern Medicine kanë zbuluar për herë të parë, se ritmi i frymëmarrjes krijon aktivitet elektrik në trurin e njeriut, që rrit aktgjykimet emocionale dhe risjell kujtesën.
Shkencëtarët studiuan shtatë pacientë me epilepsi, për të cilët ishin planifikuar ndërhyrje kirurgjikale. Një javë para operacionit, një kirurg vendosi elektroda në trurin e pacientëve, për të bërë të mundur zbulimin e origjinës së krizave të tyre. Kjo i lejoi ato të merrnin të dhëna elektro-fiziologjike direkt nga truri i pacietëve. Sinjalet e regjistruara elektrike treguan se aktiviteti i trurit luhatej gjatë frymëmarrjes. Kjo veprimtari ndodh në zonat e trurit ku përpunohen emocionet, kujtesa dhe aromat.
Ky zbulim i çoi shkencëtarët të pyesin, nëse funksionet njohëse të lidhura zakonisht me këto zona të trurit, siç janë frika dhe kujtesa, mund të ndikohen nga frymëmarrja.
Amigdala është një zonë e trurit që është e lidhur me përpunimin emocional, në veçanti emocionet e frikës. Kështu shkencëtarët morën në studim rreth 60 persona dhe vëzhguan shprehjet e tyre emocionale në një mjedis laboratori, ndërsa regjistronin frymëmarrjen e tyre.
Sipas studimit kur njerëzit bënin frymëmarrje me hundë paraqisnin fytyra më të frikësuara, sesa gjatë frymënxjerrjes. Këto efekte zvogëloheshin kur frymëmarrja kryhej nëpërmjet gojës. Stimujt e frikës aktiviozheshin vetëm gjatë frymëmarrjes me hundë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.