Pranimi i aktivitetit seksual mes dy të rriturve të të njëjtit seks është katërfishuar që nga viti 1990.
Sipas një studimi kombëtar të më shumë se 30.000 amerikanëve, ata të cilët e shohin aktivitetin seksual mes dy të rriturve të të njëjtit seks si “jo të gabuar” u rrit nga 13% në vitin 1990 në 49% në vitin 2014. Zhvendosja ishte edhe më e madhe tek të rriturit nën moshën 30 vjeç, me proporcion në rritje nga 15% në 63% gjatë të njëjtës periudhë kohore.
Numri i njerëzve që raportojnë se ata vetë kanë pasur të paktën një partner seksual të gjinisë së njëjtë pasi ata kanë mbushur 18 vjeç është rritur gjithashtu. Për meshkujt kjo shifër shkoi nga 4.5% në 8.2% dhe për gratë është rritur nga 3.6% në 8.7% në mes të dy periudhave kohore të 1989-1994 dhe 2010-2014.
Ndryshimi, thonë autorët e studimit, është nxitur kryesisht nga një rritje e sjelljes biseksuale.
Vetëm 3.1% e të rriturve kanë raportuar sjellje biseksuale në fillim të viteve ’90, në krahasim me 7.7% në 2010-tën.
Studiuesit thonë se ndryshimet në qëndrimet dhe sjelljet nuk janë thjesht për shkak të efektit të gjeneratave.
Sipas tyre ka një ndikim kulturor në lojë.
“Ne mendojmë se gjëja kulturore është individualizmi – aftësia për t’u angazhuar në çfarëdo sjellje të dëshirosh, kundrejt rregullave sociale”.
Gjithashtu, njerëzit tani janë më të gatshëm për tu përgjigjur sinqerisht në lidhje me tërheqjen e tyre dhe përvojat seksuale.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.