Këshilla & Arsye

December 2, 2016 | 12:47

Studimi shokues, shikoni ç’ndodh me fëmijën në bark kur nëna shqetësohet

Shumica e njerëzve e dinë se çdo gjë që një nënë shtatzënë, ha dhe pi zakonisht ka shumë ndikim tek fëmija. Megjithatë, shumë pak e dinë se si ndikon mënyra si një nënë ndihet gjatë shtatzënisë tek fëmija. Një studim i kryer nga Shoqata për Shkencën Psikologjike, jep rezultate shokuese.

Gjetjet tregojnë se emocionet e një nëne ndikojnë tek embrioni që kur është 6 muajsh. Dhe efekti nuk është vetëm i përkohshëm. Për ju që jeni nëna, duhet të dini se emocionet tuaja ndikojnë në formimin e jetës së fëmijës suaj.

2

Për nënat e stresuara

Për fat të mirë, stresi rastësor nuk ka efekt të zgjatur tek foshnjat. Nga ana tjetër, shqetësimet afatgjata, theksohet në studim, ose depresioni kanë efekt të qëndrueshëm. Kur nënat janë shumë të shqetësuara gjatë shtatzënisë, foshnjat vuajnë nga dhimbja e barkut. Foshnjat që marrin hormonet e stresit nga nëna mund të ndikojnë, që të jenë të stresuar në mënyrë kronike.

Për nëna me depresion

Sipas studimit, depresioni gjatë shtatzënisë është po aq i zakonshëm sa depresioni pas lindjes. Rreth dhjetë për qind e nënave shtatzëna kalojnë në depresion. Por si ndikon kjo tek fëmija? Këto foshnja kanë 1.5 herë më shumë shanse të vuajnë nga depresioni, kur të arrijnë në moshën 18- vjeçare. Këta fëmijë janë edhe më të ndjeshëm ndaj problemeve emocionale, edhe nga agresioni.

Për nënat që kalojnë ditë të trishtuara, por rrallë

Të kesh ditë të trishtuara është një gjë normale sepse jeta nuk ecën vaj. Për fat të mirë të përjetoni ditë të këqija, apo stres herë pas here nuk do të ketë ndonjë efekt të qëndrueshëm tek fëmija juaj.

Përfundimi

Siç edhe u tha më lart, gjendja juaj emocionale si nënë ka një efekt të jashtëzakonshëm në zhvillimin e fëmijës tuaj dhe shëndetin e përgjithshëm të tij. Mbani emocionet nën kontroll, sidomos kur jeni shtatzënë. Ka mënyra të ndryshme për të mbajtur emocionet në kontroll sot. Përveç ilaçeve, yoga, ushtrimet, sauna, të marrësh frymë thellë, përdorimi i bimëve të ndryshme qetësuese etj.

Panorama

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top