Sipas një studimi të ri rezulton se, shtatzënia shkakton ndryshime afatgjata në strukturën e trurit, të cilat rrisin aftësinë e nënës për t’u kujdesur për fëmijën e saj të porsalindur.
Studimi, i bazuar në skanimin e trurit, gjeti se vëllime të materies gri në rajone të caktuara të trurit kishin pësuar rënie te shtatzënat dhe se këto ndryshime zgjasin të paktën dy vjet.
Studimi sugjeron se këto ndryshime mund të ndihmojnë nënat të kuptojnë nevojat e të porsalindurve të tyre, si dhe ndikojnë në lidhjen nënë-fëmijë.
“Ndryshimet e trurit mund të tingëllojnë disi frikësuese. Kjo nuk do të thotë se nënat po humbasin qelizat e trurit, por qeliza të tjera vijnë në ndihmë për riorganizmin, ndryshojnë disa nga këto lidhje, i forcojnë ato, ose të paktën i bëjnë më efikase. Është e rëndësishme të theksohet se gjetjet tona nuk sugjerojnë ndonjë lidhje me ndryshimet në aftësitë e përgjithshme njohëse apo inteligjente“, thotë Elseline Hoekzema, bashkëautore e studimit nga Universiteti Leiden.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.