Këshilla & Arsye

December 12, 2017 | 10:54

Studimi: Shumë lodra ndrydhin kreativitetin e fëmijëve

Një ekip studiuesish në Universitetin e Toledos në SHBA kanë zbuluar se fëmijët janë më krijues kur kanë më pak lodra për të luajtur me njëri-tjetrin.

childtoys

Prindërit prej kohësh janë konfuz, për shkak të opinioneve të ndryshme lidhur me numrin e lodrave që duhet të kenë fëmijët e tyre. Disa sugjerojnë se dhurimi i lodrave u tregon fëmijëve se prindërit i duan shumë, ndërsa të tjerë argumentojnë se lodrat me shumicë janë të tepërta dhe një zëvendësim i keq i vëmendjes e përkushtimit prindëror. Dhe pikërisht ky studim i ri është një përpjekje e studiuesve që me anë të një eksperimenti të thjeshtë të testonin krijimtarinë tek vegjël që luajnë me lodra.

Të vegjëlve që morën pjesë në këtë eksperment ju dhanë ose 4 lodra ose 16 lodra për të luajtur vetëm me 30 minuta. Secili nga 36 fëmijët që morën pjesë u vëzhguan nga studiuesit që vëzhgonin e numëronin aktivitetet që konsiderohen si aktiviteti krijuese.

Nga ky vëzhgim ata zbuluan se të vegjëlit që luajtën me 4 lodra u angazhuan në aktivitete më kreative sesa të vegjëlit që luajtën me 16 lodra. Ata gjithashtu gjetën se vegjël me më pak opsione, 4, tentonin të luanin me secilën lodër në dispozicion të tyre për një kohë më të gjatë dhe pjesa më e madhe e kohës shtesë, vunë në dukje studiuesit, këta të vegjël u morën me gjetjen e mënyrave të reja për të luajtur me ta.

Duhet të theksojmë se studiuesit nuk sugjerojnë që fëmijët duhet të kenë më pak lodra – në vend të kësaj ata sugjerojnë se, që fëmijët të demonstrojnë më shumë kreativitet mundësohet vetëm nëse ata luajnë vetëm me disa prej tyre në të njëjtën kohë.

Studiuesit sugjerojnë që prindërit do të bënin mirë të mbanin shumicën e lodrave të fëmijës të mbyllura, pra fëmija i tyre të luajë vetëm me një grup të vogël në një kohë të caktuar. Një bollëk lodrash, theksojnë ata më tej, mund të përbëjë një faktor për mungesë vëmendje e ndërprerjeje eksplorimi, duke e bërë më të vështirë që fëmija të nxjerrë maksimumin nga çdo lloj lodre. Pra – më pak lodra i shtyn ato drejt shkathtësisë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top