Që nga vitet 1990, çrregullimet emocionale sezonale janë njohur si gjendje ku njerëzit ndjehen në depresion në dimër për shkak të mungesës së diellit. E tërë ideja në fakt është një mit.
Një studim i ri amerikan ka arritur në përfundimin se, në kundërshtim me besimin popullor, simptomat depresive nuk ndryshojnë nga sezoni në sezon, ose në nivele të ndryshme të diellit. Ose, siç thonë shkencëtarët pas studimit: “Të qenët në depresion gjatë dimrit nuk është dëshmi se depresioni ndodh për shkak të dimrit.”
Natyrisht, dikush që vuan simptomat e depresionit duhet të kërkojë ndihmë mjekësore, në çdo kohë të vitit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.