Fruktoza, është një sheqer natyror që gjendet në fruta, mjaltë, perime, dhe shumë ushqime të përpunuara. Konsumi i tepërt i fruktozës kontribuon në nivelin e lartë të sheqerit në gjak dhe sëmundjet kronike si obeziteti.
Shkencëtarët kanë zbuluar që edhe truri prodhon një sasi të sheqerit që ndërlidhet me sëmundjet e zemrës dhe diabetin. Shkencëtarët besojnë që sasia e lartë e fruktozës, vjen si pasojë e reagimeve në tru të quajtura ‘shtigje të poliolit’. Kjo e kthen glukozën (burimin e energjisë në trup) në një lloj tjetër sheqeri të quajtur sorbitol. Nga aty pastaj konvertohet në fruktozë.
“Në këtë studim, ne e shfaqim për herë të parë që fruktoza mund të prodhohet në trurin e njeriut. Kjo rrugë mund të jetë një mekanizëm tjetër me të cilin sheqeri i lartë në gjakut mund të ushtrojë efektet e tijnegative”, tha Janice Hwang, një endokrinolog në Universitetin Yale.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.