Mirëqenie

June 8, 2016 | 8:10

Studimi/ “Zhurma e përtypjes” ju ndihmon të hani më pak

Është e rëndësishme që të mos përqëndroheni tek shija e ushqimit, por tek zhurma që ju bëni teksa përtypeni nëse dëshironi të konsumoni pak ushqim.

Një studim i ri ka arritur në konkluzionin se personat që hanë ushim duke dëgjuar në kufje, televizor ose burime të tjera të zhurmës, mund të përfundojnë të konsumojnë më shumë ushqim.

Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se personat që hanë duke “dëgjuar” ushqimin e tyre hanë më pak.

Tingujt e “përçapjes” – të cilat përfshijnë tingujt që vijnë nga përtypjet, mund të kenë një efekt të rëndësishëm se sa ushqimi ju hani. Ata sugjerojnë që nëse duam të konsumojmë pak ushqim ne duhet të jemi të vetëdijshëm për tingujt e prodhuar nga ushqimin, kur ne hamë.

Ekipi ka kryer tre eksperimente të ndryshme për të matur nëse zhurma kishte efekt.

Gjatë studimit ata u dhanë 100 studentëve patatina e ushqime të tjera të ftohta dhe i testuan ata në tre mënyra të ndryshme.

Testi 1: Studentët që konsumuan ushqimet me më shumë zhurmë se zakonisht hëngrën më pak se të tjerët.

Testi 2: Studentët që konsumuan ushqimet me zhurma të mëdha (përmes kufjeve) hëngrën më tepër se ata që dëgjonin veten teksa përtypeshin.

Testi 3: Studentët u ndanë në dy grupe, një pjesë iu kërkua të fokusohej tek shija, ndërsa pjesa tjetër te zhurma që jepnin ushqimet e thata ndërsa ata përtypeshin. Rezultati ishte i dukshëm, ata që u fokusuan te zhurma u ndjenë shumë më shpejt të ngopur.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top