Në fokus

June 1, 2019 | 8:30

Studimi zvogëlon rrezikun nga infarkti dhe iktusi

Studimi është i mirë për zemrën pasi zvogëlon rrezikun e infarktit dhe iktuseve, thuhet në një studim britanik të botuar në ”Journal British Medical Journal”.

Studimi u krye nga Kolegji Imperial i Londrës dhe nga Universitetet e Bristolit, Kembrixhit dhe Oksfordit dhe tregon se 3 deri në 6 vjet më shumë studimi lidhen me një reduktim të indeksit të masës trupore dhe një zvogëlim të presionit sistolik. Studiuesit arritën në këto përfundime mbi bazën e analizave statistikore dhe gjenetike duke zbuluar se kjo kohë ekstra e studimit, mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës me një të tretën.

“Studimi ynë sugjeron se vetëm gjysma e këtij efekti mbrojtës, vjen si rezultat i zvogëlimit të peshës, presionit të gjakut dhe duhanpirjes më të ulët”, theksoi autori i studimit, Dipender Gill.

“Tani duhet të hetojmë se cilat janë arsyet e tjera që mund ta lidhin arsimin me zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare”, shtoi ai.

 

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top