Këshilla & Arsye

March 10, 2017 | 9:04

Studimi/Aktiviteti i trurit vashdon edhe pasi njeriu vdes

Aktiviteti i trurit mund të vazhdojë për më shumë se 10 minuta pasi trupi duket se ka vdekur, sipas një studimi të ri. Mjekët kanadezë kanë gjetur prova shkencore që truri i njerëzve mund të vazhdojë të punojë, edhe pasi njerëzit janë të vdekur klinikisht.

1

Një pacient ka treguar aktivitet të vazhdueshëm të trurit për 10 minuta pas zemra e tij u ndal dhe valët e trurit kishin një përvojë që zakonisht ndodhin në gjumin e thellë. Studiuesit në universitetin e Western Ontario në Kanada i kanë përshkruar rastet e jashtëzakonshme dhe të pashpjegueshme.

Ata kanë vlerësuar impulset elektrike në tru, pasi terapia e mbajtjes në jetë është hequr dhe lidhjet me impulset e zemër. Një pacient e kishte trurin në punë pavarësisht se zemra e tij kishte pushuar së rrahuri.

Mjekët thonë se ka pasur dallime të mëdha të aktivitetin elektrik në tru midis periudhës 30 minuta përpara dhe 5 minuta pasi zemra ka ndalur.

Shkencëtarët kanë zbuluar edhe diçka tjetër domethënëse, pasi në katër pacientë të ndryshëm regjistrimet e trurit të tyre ishin të ndryshme, duke sugjeruar kështu se përvoja e vdekjes është mënyrë unike.

Kjo prova shkencore, por nuk duhet mohuar fakti se edhe një e pesta e njerëzve që janë rikthyer në jetë pas arrestit kardiak apo  kur janë shpallur klinikisht të vdekur, kanë dhënë përvoja të “tjera” të botës.

Eksperimenti është provuar edhe tek minjtë, pasi truri i tyre ka vijuar të punojë ndërkohë që zemra ka ndalur.

Çfarë ndodh me trupin dhe mendjen pas vdekjes mbetet pothuajse tërësisht misterioze.

Dy studime të tjera vitin e kaluar, për shembull, treguan se gjenet vazhduan të funksionimin, e madje edhe të funksionojnë me më shumë energji në ditët pasi njerëzit vdesin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top