Dëshmi

November 1, 2025 | 21:48

“Studio Ambeli” / Greta Ambeli, avokatja që i shërben drejtësisë me zemër dhe dinjitet

Në ekuilibër mes profesionit, politikës dhe dashurisë për familjen.

Në një terren profesional që shpesh dominohet nga burrat, avokatja Greta Ambeli spikat si një model suksesi dhe përkushtimi ndaj drejtësisë. Me një karrierë të gjatë në fushën ligjore dhe themeluese e “Ambeli Studio”, ajo ka ndërtuar një hapësirë ku qytetarët gjejnë zgjidhje ligjore dhe asistencë të kualifikuar për çështje të tilla si: shpërblim nga aksidente në punë, aksidentet rrugore, çështje civile, si dhe mbështetje njerëzore, duke vendosur në qendër besimin dhe korrektësinë. E udhëhequr nga ndjenja e drejtësisë dhe dëshira për të bërë ndryshim, Greta Ambeli është përfshirë edhe në politikë, duke e parë atë si një mënyrë tjetër për t’i shërbyer njerëzve dhe për të mbrojtur kauzat sociale që i beson.

greta-ambeli

Ish-studente ekselente e Fakultetit të Drejtësisë, sot avokate dhe nënë e tre fëmijëve, ajo ka ndërtuar një rrugëtim që frymëzon çdo grua që kërkon të mos heqë dorë nga asnjë ëndërr. Sepse, suksesi i vërtetë sipas Gretës, qëndron në ekuilibrin mes forcës profesionale dhe dashurisë për familjen.

Si nisi rrugëtimi juaj në profesionin e avokates?
Mund ta përkufizoj veten si një njeri shumë të drejtë, altruist dhe me një gjykim shumë të ftohtë në situata të caktuara. Kam dashur gjithmonë të jem në mbrojtje të njerëzve që kanë nevojë për ndihmë dhe t’ju ofroj ndihmën time!

Si lindi “Ambeli Studio”? Çfarë e solli krijimin e saj?
Unë jam diplomuar me titullin “Jurist” në vitin 2011 në Fakultetin e Drejtësisë, UT, me titullin “Studente ekselente”. Kam ndjekur studimet pasuniversitare në Fakultetin e Shkencave sociale “Qeverisje dhe Politika Publike”. Zyra e Avokatisë ishte nga sfidat e mia të rradhës dhe ajo që synoja ishte krijimi i një.zyre avokatie ku të ofroheshin shërbime konsulence dhe përfaqësimi në të gjitha shkallët e gjykimit të klientëve, mbi të gjitha, një përfaqësim dinjitoz dhe korrekt.

Si kanë ndryshuar sfidat e profesionit nga momenti që e nisët, deri sot?
Sfidat kanë qenë të shumta. Në vitet që unë jam diplomuar, tregu i punës ka qenë shumë i mbyllur dhe i vështirë për t’u aksesuar, por fatmirësisht nga rezultatet e larta arrita të punësohesha në një kompani sigurimi ku mu besua drejtimi i departamentit më të rëndësishëm “Departamenti Juridik”. Ky ka qenë fillimi i një rrugëtimi drejt të panjohurës por rritjes time profesionale. Të përfaqësoja një kompani sigurimi ndër më të mirat në treg, ishte një arritje shumë e madhe për mua. E kujtoj një episod si sot, seanca ime gjyqësore e parë direkt nga auditori, ku vetë gjyqtarja e çështjes më ka dhënë një suport shumë të madh.

img_6554
Cila ka qenë çështja ose momenti që e ndieni si “pikë kthese” në karrierën tuaj?
Momenti që mund ta cilësoj si kulminant në karrierën time ishte lindja e djalit të vogël pas dy vajzave. Aty vendosa që duhej t’i përkushtohesha më shumë familjes pas një dhjetëvjeçari shumë intensiv, dhe mora vendimin për të marrë një periudhe pauze në jetën time.

Cilat janë shërbimet kryesore që ofron “Ambeli Studio”?
Duke u nisur nga një eksperiencë shumë e gjatë në fushën e sigurimeve dhe përfaqësimit në gjykatë të qindra proceseve gjyqësore, një nga shërbimet kryesore është ofrimi i konsulencës  dhe i përfaqësimit ligjor në çështjet e shpërblimit të dëmit nga aksidentet rrugore, dëmet që lidhen me Oshee (raste të dëmtimit të shëndetit apo humbjes së jetës nga rënia e zjarrit, zënia nga korrenti, si dhe çdo dëm i shkaktuar që lidhet me fushën e sigurimeve të jetës dhe jo jetës). Ofrohet përfaqësim në të gjitha shkallët e gjykimit, çështje civile, penale, familjare, tregtare dhe ofrimi i asistencës ligjore edhe për dëmet që shkaktohen nga mjetet me targa të huaja në Republikën e Shqipërisë. Kemi bashkëpunim me trajtues dëmesh të huaj për trajtimin edhe të dëmeve (aksident) që të huajt pësojnë në Shqipëri gjatë qëndrimit të tyre këtu.
Unë zotëroj dhe licensën e Ndërmjetësit në zgjidhjen e konflikteve dhe shumica e konflikteve mund të zgjidhen edhe pa shkuar në Gjykatë, duke shkurtuar kohën dhe minimizuar kostot.

Çfarë e bën këtë fushë më delikate se të tjerat?
Në fushën e dëmshpërblimeve nga aksidentet, konkurenca është shumë e madhe, sepse është një fushë që synohet nga shumë avokatë, por ajo që di të them është që, është e vështirë të mbijetosh në këtë terren. Thënë kjo, duhet të jesh shumë i përgatitur pasi ka specifikat e veta.
Delikate e bën, çdo veprim që ti si avokat ndërmerr, nga mënyra se si e merr çështjen dhe deri në momentin final, kur klienti arrin të dëmshpërblehet.

Si siguroheni që klienti të ndjehet i mbrojtur dhe i informuar gjatë procesit ligjor?
Për mua personalisht është shumë e rëndësishme që marëdhënia avokat-klient të jetë nje marrëdhënie e ndërtuar mbi besimin reciprok. Nëse nuk ka besim, edhe çështja në vijim ndërlikohet për të dy palët. Kam prioritet informimin e klientit që në takimin e parë mbi të gjitha hallkat nëpër të cilat kalon procesi. Të qenët e drejtpërdrejt dhe e qartë me klientin është arma ime më e fortë. Edhe aty ku nuk biem dakord mundohem të negocioj. Klienti informohet nga ana ime mbi çdo veprim apo proces që nga fillimi i çështjes penale deri në përfundimin e çështjes së dëmshpërblimit. Synimi im është që ai të mbetet i kënaqur nga shërbimi që ofron zyra ligjore.

Përveç aksidenteve, çfarë shërbimesh të tjera avokatie ofroni në studion tuaj?
Përvojën time prej 12 vitesh në fushën e sigurimeve mund ta cilësoj si një shkollë të dytë. Kjo parë në disa aspekte:
-Të mësuarit të kulturës së punës që më besoni është pikërisht ajo që mungon sot.
-Duke qenë se përfaqësoja shoqërinë në çdo proces gjyqësor në çdo qytet të Shqipërisë, jam njohur nga afër me problematikat që klientëve iu lindnin në raport me Avokatët që ata zgjidhnin dhe arrija të bëja diferencën se çfarë në të vërtetë kishin nevojë klientët… që në thelb ishte dhënia e besimit se ti si Avokat do bëje të pamundurën për çështjen e tyre por edhe do qëndroje korrekt deri në fund të kësaj marrëdhenieje.
-Njohja e problematikave të ligjit dhe mbi të gjitha të praktikave gjyqësore ndër vite.

Ju keni eksperiencë dhe si drejtoreshë juridike në një kompani sigurimesh. Sa ju ka ndihmuar kjo përvojë në përfaqësimin e klientëve në çështje sigurimesh dhe aksidentesh?
Unë prej 2 vitesh jam anëtare kryesie në lëvizjen politike “Shqiperia Bëhet”. Është partia e një grupi të rinjsh, do thoja, ëndërrimtare dhe të drejtë në parimet që ata i udhëheqin, që është Shqipëria dhe të bërit këtë vend një vend dinjitoz në të ardhmen. Një nga kauzat që më ka udhëhequr në fushatën elektorale të zgjedhjeve  parlamentare 2025, ishte pikërisht mbështetja e personave me aftësi ndryshe, pasi kam në familje një person që nuk dëgjon dhe nuk flet dhe kjo për shkak të një mjekimi të pakujdesshëm. Kjo më ka shtyrë drejt përfshirjes në politikë, të kisha një zë më shumë për të bërë shumë gjëra në favor të kësaj kategorie por jo vetëm. Avokatinë dhe Politikën tek unë i bashkon drejtësia e brendshme që unë kam!

Cili është mesazhi që doni të përcillni përmes përfshirjes në politikë?
Angazhimi im në politikë ka qenë mes sfidave të shumta që vinin në baraspeshë familjen, angazhimin në politikë, ndjekjen e punës në zyrën ligjore. Por falë vullnetit të pakushtëzuar për të bërë diçka të mirë për vendin tim dhe mbështjetjes së bashkëshortit tim, unë arrita që në zgjedhjet e 11 maj 2025 të isha gruaja më e votuar e “Shqipëria Bëhet”, që për mua është një arritje shumë e madhe, në respekt të mbështetjes që kam marrë nga shumë miq, të njohur e të panjohur.

Si është për një grua të drejtojë një studio juridike, një fushë shpesh e dominuar nga burrat?
Fusha që unë mbuloj është veçanërisht e dominuar nga një terren mashkullor por realisht nuk e kam ndjerë asnjëherë konkurencën në këtë aspekt. Mendoj që, nëse dikush e do atë që bën, dhe e bën me korrektesë, mund të arrijë majat e suksesit.

img_6556

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top