Dëshmi

August 24, 2018 | 11:30

Studiuesja napolitane më e mira në botë për kurën kundër leuçemisë

Fabiana Perna, një napolitane 37-vjeçare, e diplomuar për Mjekësi në Federiko II, është ndër studiueset më të mira në botë në luftën kundër leuçemisë. Vajza në fakt është një nga finalistet e çmimit Issnaf, një çmim prestigjioz që mbledh së bashku më shumë se 4.000 hulumtues dhe mësues italianë në Amerikën e Veriut.

Fabiana, sipas informacioneve të publikuara, punon në Nju Jork që nga viti 2008, në Memorial Sloan Kettering Cancer Center, një nga institutet më të famshme amerikane për trajtimin e kancerit. Këtu e reja napolitane është specializuar në trajtimin e leuçemisë dhe studimet e saj janë botuar në shumë revista shkencore ndërkombëtare. Në veçanti, hulumtuesja ka analizuar kurën që përfshin futjen në trup të një gjeni që lufton nga brenda qelizat e sëmura, pa përdorur terapitë invazive.

Një studim që e udhëheq trupin e njeriut për vetë-mbrojtje ndaj sëmundjeve në fjalë, ku ka patur dhe raste shërimi 100%, por Fabiana nuk është kufizuar vetëm në luftën kundër leuçemisë. Hulumtimi i saj synon, të përdorë të njëjtën procedurë tek tumoret në një proces që mund të çojë në zhdukjen përfundimtare të terapive shkatërruese për trupin, siç është kimioterapia.

Një sukses për mjekësinë botërore, por një humbje për sistemin kërkimor italian, gjë e cila konfirmohet nga vetë Fabiana: “Pas dhjetë vjetësh në Shtetet e Bashkuara, unë jam gati të hap grupin tim të pavarur kërkimor. Bërja e kësaj në Itali është e vështirë. Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara nuk ofrojnë aq shumë mundësi ekonomike”.

 

Burimi / vesuviolive.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top