Mirëqenie

April 6, 2017 | 9:00

Suksesi dhe lumturia varen nga aftësitë emocionale

Suksesi dhe lumturia varen nga aftësitë emocionale: ndërgjegjësimi emocional, vetëkontrolli, motivimi, ndjeshmëria dhe aftësitë sociale. Në qoftë se mundemi të përmirësojmë këto aftësi, suksesi në jetë është i sigurtë.

1

Si të rrisni ndërgjegjësimin?

Hapi i parë është që të jeni të vetëdijshëm për emocionet tuaja përmes analizës së vetëvetes. Emocionet janë shpesh projeksione të pavetëdijshme që fillojë para njohurive të personit. Emocionet e pavetëdijshme kanë një efekt të fuqishëm në mendimet dhe sjelljet që pasojnë. Por, kur jemi të vetëdijshëm, mund të vlerësojmë stimujt e shkaktuar nga emocionet dhe të gjejmë mënyrën më të mirë për të vepruar në përputhje me rrethanat. Ndërgjegjësimi ju lejon të mos jeni viktimë e emocioneve, duke pasur më shumë kontroll mbi situatat. Njohja dhe kuptimi i emocioneve tuaja është gjithashtu thelbësore për të kuptur çfarë doni dhe ndikimin që keni mbi njerëzit e tjerë.

Si të rrisni vetëkontrollin?

Arti i qetësimit të vetes është një nga mjetet më efektive që ju mund të keni. Një nga emocionet më të vështira për t’i shpëtuar është zemërimi, për shkak se është plot energji dhe ushtron një fuqi joshëse mbi ne, veçanërisht kur trupi ynë është në një gjendje tensioni.

Një tjetër emocion negativ që mund të ketë efekte shkatërruese është trishtimi, që mund të kthehet në depresion. Të arrish të kontrollosh gjendjen emocionale është vendimtare për të shpëtuar nga reagimet shpërthyese për të cilat mund të pendoheni më vonë.

Si të qëndroni të motivuar?

Ne mund të përdorim ndjenjat tona më të thella për të lëvizur drejt qëllimeve tona. Aftësia kritike është aftësia për të përmbajtur emocionet. Pak ankth do të thotë një performancë më e ulët dhe shumë ankth dëmton aftësitë e të menduarit. Aftësia për vetëmotivim është veçanërisht e rëndësishme në arritjet akademike dhe profesionale.

Si të rrisni ndjeshmërinë?

Ndjeshmëria është aftësia për të kuptuar se si të tjerët e perceptojnë një situatë. Gjatë një bashkëbisedimi duhet të tregoni kujdes ndaj emocioneve të të tjerëve dhe kapjen e mesazheve delikate jo-verbale.

Si të rrisni aftësitë sociale?

Shprehni ndjenjat dhe emocionet tuaja. Emocionet janë ngjitëse, ne dërgojmë sinjale emocionale në çdo takim në mënyrë të pandërgjegjshme, që pasqyrojnë sjelljen tonë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top