Mirëqenie

June 29, 2017 | 10:06

Superushqimet që realizojnë uljen e peshës

hqdefault

• Kosi me pak yndyrë ndihmon mjaft mirë në djegien e dhjamërave dhe, në veçanti, në djegien e dhjamërave të barkut.

• Vaji i ullirit ka veti antipezmatike. Rekomandohet për bark të sheshtë.

• Karotat kanë vlera të mëdha ushqimore dhe vitaminike.

• Mishi i lopës me proteinat që gjenden te tuli, ndihmojnë në ruajtjen e masës muskulore gjatë humbjes së peshës. Konsumoni mish të pjekur në sasi 100 gr. të shoqëruar me zarzavatet e stinës.

• Quinoa është drithë, i cili ka 2.6 gr. fibër. Një recetë e shkëlqyer është ½ gote quinoa në 2/3 gota ujë dhe 1/3 gotë lëng portokalli për 15 min në zjarr. Shtojini 1
lugë gjelle rrush të thatë dhe arra.

• Sardelet kanë shumë proteina dhe acide yndyrore omega 3, që ndihmojnë në mbajtjen e muskujve. Kanë pak zhivë dhe shumë kalcium.

• Avokadot kanë 29 gr. yndyrë, por janë të mrekullueshme. Meqenëse kanë shumë kalori, duhet bërë kujdes me sasinë që do të konsumohet.

• Pazitë apo lakrat jeshile kanë mjaft hekur dhe kalcium. 1 kupë ka 34 kalori dhe 1.3 gramë fibër.

Ushqimet me pak karbohidrate dhe me densitet djegie yndyrnash
Majdanozi, kosi me pak yndyrë, gjalpi, trahanaja e tërshërës, rrushi i thatë, molusqet, gaforret, kungulli, lakra turshi, lakra kineze, çikoret, portokallet, mandarinat, rrushi, kumbullat, ananasi, shegët, mangot, manaferrat e kuqe, patëllxhani, boronicat, radhiqet, qepa e njomë, hudhra, prasi, ftonjtë, bamjet, shalqiri, kungujt e verdhë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top