Shumë njerëz ankohen se ndihen vazhdimisht të lodhur, e kjo ndikon në mënyrën se si i kryejnë aktivitetet ditore, madje edhe ua ulin motivimin për t’i kryer detyrat e caktuara.
Mungesa e gjumit mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur, por nëse bëni gjumë mjaftueshëm dhe përsëri ndiheni të lodhur, atëherë kjo është mënyra se si trupi ju tregon që keni mungesë të ndonjë vitamine apo minerali.
Lodhja e vazhdueshme mund të jetë simptomë e shumë mungesave të vitaminave apo mineraleve, një prej të cilave është mungesa e hekurit. Hekuri është i rëndësishëm për krijimin e qelizave të kuqe të gjakut, të cilat bartin oksigjenin përgjatë trupit. Mungesa e hekurit mund të shkaktojë probleme me prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut, dhe kjo shpie në anemi.
Kjo pastaj ndikon në dobësimin e sistemit imunitar, ndërkaq me një imunitet të dobët ju jeni më të rrezikuar nga sëmundjet dhe infeksionet. Mungesa e hekurit mund të rrisë edhe rrezikun e zhvillimit të komplikimeve që ndikojnë në zemër apo mushkëri.
Simptoma kryesore e mungesës së hekurit dhe anemisë është lodhja dhe mungesa e energjisë. Simptomat e tjera përfshijnë problemet me frymëmarrjen, dhimbjet e kokës, zverdhjen e lëkurës, humbjen e oreksit, etj.
Mungesën e hekurit mund ta zgjidhni duke ngrënë ushqime që janë të mbushura me këtë mineral. Hekuri mund të gjendet në mish, fasule, produkte arrore, fruta të thata, perime të gjelbra, etj. Nëse merrni suplemente hekuri, nuk duhet të merrni më shumë se 20mg në ditë sepse kjo mund të çojë në kapsllëk dhe dhimbje stomaku.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.