Firma e njohur Dolce and Gabbana ka prezantuar koleksionin e veshjeve për 2019. Ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen në këtë sfilatë ishte shfaqja në pasarelë e Monica Bellucci-t.
Pas 26 vitesh Bellucci është rikthyer në pasarelë, pasi për herë të fundit sfiloi për shtëpinë e modës në vitin 1992.
Audienca e Dolce & Gabbana gjithmonë pret surpriza, por këtë herë dy stilistët me të vërtetë i kanë habitur të gjithë.
E veshur me pantallona të zeza, me një këmishë të bardhë dhe flokë të drejtë, të gjatë deri te shpatullat, Bellucci sfidoi mes duartrokitjesh. Prania e saj nuk ishte surpriza e vetme e kësaj sfilate, bashkë me të sfiduan edhe dy modele qe janë pjesë e historisë së modës: Marpessa dhe Naomi Campbell.
Për të kompletuar linjën e veshjeve stilistët italian kishin menduar dhe për zonjat më në moshë të shoqëruar nga model, çifte të gjinisë së njëjtë si dhe familje me fëmijë.
Burimi / tgcom24.mediaset.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.