Dëshmi

September 24, 2018 | 13:57

Susanna Tamaro: “Kam sindromën Asperger, ky është burgu në të cilin jetoj”

Ajo ka thyer heshtjen dhe ka rrëfyer për herë të parë për jetës e saj dhe për sindromën Asperger nga e cila vuan. Susanna Tamaro, shkrimtarja e cila u bë e famshme me librin “Va’ dove ti porta il cuore”, dhe së shpejti do të publikojë “Il tuo sguardo illumina il mondo”, letër mikut të saj Pierluigi Cappello, i cili vdiq në vitin 2017. Corriere della Sera raportoi fjalët e saj mbi sëmundjen, e cila ka qenë gjithmonë me të.

“Unë vuaj nga sindroma e Asperger, kjo është karroca ime e padukshme, burgu në të cilin jetoj, koka ime nuk ndryshon shumë po ta krahasosh me një motor të vjetër”.

Është vetë shkrimtarja ajo që përshkruan se çfarë ndodh brenda saj, në momente të caktuara, kur rendi “i vendosur” në shpirtin e saj shkatërrohet.

Mjafton një zhurmë minimale, një ngjarje dhe çrregullimi papritur lëshohet brenda meje. Me dëshpërim pastaj përplasni kokën tuaj kundër murit. “Unë nuk kuptoj më asgjë!” E përsëris, duke bërtitur. Çdo gjë bëhet e errët. Nuk di se nga t’ia fillojë për të vënë përsëri çdo gjë në rregull.

Si fëmijë ajo u pa si një fëmijë i çuditshëm, një i burgosur me ngurrim, pa rrugëdalje. Në fakt, në atë kohë, shqetësimet e këtij lloji nuk ishin shumë të njohura. Susanna jetoi në një botë të sajën.

Gjërat që i bënin fëmijët e tjerë të gëzohen mua më bënin indiferentë. Ngjarjet që fëmijët e tjerë as nuk i vinin re, më shkaktonin vuajtje të brendshme. Trillimet e mia ishin tekste metafizike, pa objekt. Tentova vetëvrasjen duke u hedhur në rrugë dhe nëna ime u detyrua të më tërhiqte nga krahu. U bëra e kuqe, vjollcë, venat e ballit u frynë aq sa gati nuk shpërthyen. Isha duke bërtitur me sa fuqi që kisha, duke u përpjekur si një grua e pushtuar nga demonët e kapur në një tërbim jashtë kontrollit. Këto kriza u pasuan nga periudha të gjata të heshtjes.

Nuk ishte e lehtë të pranohej kjo gjendje, veçanërisht sepse shkrimtarja ndahej në dy gjysma: një pjesë e ekuilibruar, tjetra jashtë kontrollit.

Gjatë gjithë jetës time kam luftuar për kompleksitetin e sëmundjeve të mia, kundër pengesave të mëdha që vazhdojnë të shpërndahen. Për dekada me radhë kam fajësuar veten për të mos qenë në gjendje të bëhem si të tjerët, duke mos qenë në gjendje të merrem me gjëra që njerëzit e tjerë i konsiderojnë normale.

Në moshën tridhjetë vjeçare, shkrimtarja shkoi tek një psikoanalist, i cili, nuk i dha asaj mundësinë për të filluar terapinë, pasi mendja e saj ishte në gjendje të shkëlqyer. Në të dyzetat, çrregullimi ishte përkeqësuar dhe Tamaro filloi të shkojë sa te një neurolog te një tjetër. Pyetjet e saj ishin të shumta…

Unë bëja pyetje që askush nuk mund t’u përgjigjej. Pse zhurmat më bëjnë të çmendur? Pse fytyrat më trembin? Pse më terrorizojnë të papriturat? Pse gjithmonë kam frikë të bëj një gabim? Pse nuk e kuptoj çfarë duan të tjerët nga unë? Pse jam ndier gjithmonë si një e burgosur e insekteve të një tubi qelqi? Pse për mua koha rrjedh ndryshe nga njerëzit e tjerë?

Gjestet e përditshme normale, si shkuarja në një restorant, të fjeturit në një hotel, vazhdojnë të jenë një ‘Everest  i vogël’, për t’u ngjitur. Megjithatë, për t’i mbijetuar kësaj gjendjeje, sipas Tamaro, çdokush gjen mënyrën e vet.

Dhe çfarë është ajo që më lejon të mbijetoj brishtësinë e ditëve të mia? Të gjitha, kufizimi, përsëritja, qëndrueshmëria. Të gjitha gjendjet që ndodhin janë të qarta, pa mundësi keqkuptimi.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / www.huffingtonpost.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top