Ky roman flet për burrat dhe për gratë: për gratë që jemi e për ato që do të donim të ishim; për ato që nuk do të jemi kurrë e për ato që ndoshta do të bëhemi.
Kjo është historia e një gënjeshtre. Por është edhe një histori me dashuri, miqësi, tradhëti, para dhe ëndrra. Jozefina, heroina e kësaj historie, do të gjendet shumë shpejt e braktisur nga i shoqi, me të bijën që e përçmon, me një nënë që vetëm e kritikon dhe me një motër që e nënvlerëson. E megjithatë, dalëngadalë, ajo do të kuptojë se mangësitë e saj janë pjesë e pandashme e personalitetit të saj dhe se ajo duhet të jetë krenare për to. Për shembull, ajo beson se dinjiteti dhe pasuria shpirtërore janë më të rëndësishme se mirëqenia e vogël dhe e kotë e jetës së përditshme (sytë e verdhë të krokodilëve). Katherine Pancol është një nga autoret më të njohura në Francë dhe ky roman është vepra e saj më e njohur, një fenomen i jashtëzakonshëm, që ka shitur më shumë se dy milion kopje dhe është botuar në mbi 30 vende të botës. Ai është vlerësuar me çmimin Maison de la Presse në vitin 2006.
Titulli: Sytë e verdhë të krokodilëve
Autore: Katherine Pancol
Shqipëroi: Lorena Dedja
Gjinia: Roman
Shtëpia Botuese: PEGI
Autorja
Për shumë vite, Katherine Pancol ka dhënë leksione letërsie në universitet; më pas ka punuar edhe si gazetare. Romanin e saj të parë e ka shkruar në 1979, “Moi d’abord”. Ai do të ndiqet nga katër romane të tjera. Në 2006, lexuesit francezë zbulojnë librin e parë të një trilogjie “Sytë e verdhë të krokodilëve”.
Ai do të ndiqej edhe nga dy romane të tjera, të gjitha me një sukses të jashtëzakonshëm. Libri i saj i fundit, Muchachas, është botuar në 2014.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.