Sytë mund të jenë dritarja e shpirtit, por ato gjithashtu mund të zbulojnë disa gjëra për shëndetin tuaj që mund t’ju habisin. Ashtu si pjesët e tjera të trupit, sytë tuaj mund të shfaqin simptoma të problemeve të ndryshme për shkak të mënyrës se si ato lidhen me pjesën tjetër të sistemit tuaj. Në veçanti, sytë tuaj mbështeten në sistemin e enëve të gjakut (rrjedhën e gjakut), sistemin muskulor ( lëvizjen) dhe sistemin nervor (trurin tuaj).
Sytë e thatë dhe të ndjeshëm ndaj dritës: Nëse sytë tuaj janë gjithmonë të thatë dhe të ndjeshëm në dritë, kjo mund të jetë shenjë e një çrregullimi kronik të sistemit të imunitetit të ashtuquajtur sindroma Sjorgen, i cili dëmton funksionimin e gjëndrave në sy dhe gojë. Kjo sindromë më së shpeshti prek femrat në të 40-at me sëmundjet autoimune si artriti reumatoid dhe lupusi.
Sytë e mjegulluar: Shikimin e turbullt dhe retinën e mjegulluar i shkakton mjegullimi i thjerrëzës brenda syrit, ndërsa problemi mund të zgjidhet me një operacion të thjeshtë. Kjo sëmundje është karakteristike për njerëzit më të moshuar, ndërsa tek të rinjtë më së shpeshti është efekt anësor i diabetit, tumoreve dhe ilaçeve.
Kruajtja: Sytë dhe zona rreth syve është jashtëzakonisht e ndjeshme në infeksione dhe alergji. Kruajtja e syve më së shpeshti është pasojë e alergjive në pluhur, qimet e kafshëve shtëpiake, por edhe grimcave të ajrit.
Fryrja: Nëse sytë i keni të fryrë kjo mund të jetë shenjë e mungesës kronike të gjumit. Gjatë gjumit lëngu natyral rrjedh nëpër trup, por mungesa e gjumit shkakton mbajtjen në zonën rreth syve, për shkak edhe sytë janë të fryrë dhe të kuq.
Zhdukja e vetullave: Është shumë normale që vetullat të rrallohen me kalimin e viteve, por zhdukja e një pjese të vetullës është shenjë që ka probleme me gjëndrat tiroide, hipertireozë (tiroidet shumë aktive) ose hipotireozë (puna e reduktuar e tiroideve).
Sytë e skuqur: Sytë e skuqur dhe enët e pëlcitura të gjakut janë shenjë e tensionit të lartë, i cili rrit rrezikun nga sulmi në tru.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.