Syzet e diellit janë një ndër aksesorët më të rëndësishëm jo vetëm gjatë stinës së verës por në çdo kohë. Duhet të tregoni kujdes për të mbrojtur sytë nga drita e diellit, në det dhe në mal, ku rrezet bien në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të reflektuar.
Qëndrimi në hije nuk është zgjidhje e mjaftueshme për të mbrojtur sytë, sepse rrezet UV pasqyrohen nga deti, rëra dhe prej sipërfaqeve të tjera. Për këtë, syzet e diellit janë të domosdoshme, me kusht që ato të kenë disa veçori të caktuara. Ashtu si kremrat e diellit edhe syzet e diellit duhet të kenë një filtër për UV. Për më tepër, me ligj, syzet duhet të kenë një broshurë në të cilën është treguar shkalla e mbrojtjes nga UV që shkon nga 1 deri në 5.
Ndër rreziqet afatshkurtër është larma Keratitis, një çrregullim shumë i dhimbshëm që shkaktohet pas ekspozimit ndaj një drite veçanërisht verbuese. Fëmijët dhe të moshuarit duhet të tregojnë një kujdes maksimal, sepse janë më të ndjeshëm dhe më të rrezikuar.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.