Në fokus

February 14, 2017 | 10:42

Ta festojmë apo jo Shën Valentinin?

                     Çfarë është dashuria?

 1

Për ta përshkruar këtë ndjenjë disa mund ta lidhin me dashurinë e përjetshne të Romeos dhe Zhuljet. Dikush tjetër e krahason me lidhjen e fortë që kanë për njëri tjetrin prindërit e tyre. Sigurisht që në mënyrë të pashmangshme e lidhim këtë ndjenjë me sakrificën, vetëmohimin ashtu si i shenjti Valentin, të cilit ju pre koka, pasi martonte çifte fsheurazi në kohën kur iu ndalua. Kanë kaluar shekuj dhe tragjedia e tij është kthyer në festë, në dite kujtimi, urimi dhe shpenzimi.

Nga Marsida Simo Sociologe

Nga Marsida Simo
Sociologe

Jo rrallë herë kritikohet dhe ironizohet kjo ditë duke e lidhur me hipokrizinë. Kush llogjikon kështu mendon se dashuria nuk kujtohet vetëm një herë në vit. Ajo ka nevojë të ushqehet çdo ditë me fjalë ndjenje dhe shikim shpirti. Na ndodh edhe të dëgjojmë edhe ironi për çifte që dhurojnë lule, për vajza që mëziten se nuk marrin dhuratë apo për gra që presin çokollata. Dyqanet mbushen me oferta dhe televizionet transmetojnë kronika urimesh. Një ditë e tillë kalon shpejt dhe të nesërmen do i kthehemi rutinës. Gazetat do të publikojnë sërisht lajme tragjedie për burra që dhunojnë dhe gra që vdesin. Do të harrohemi në punë dhe biseda të kota. Mburremi se jemi të veçantë kur bëjmë çdo ditë të njëjta gjëra.

Vitin tjeter kemi sërish Shën Valentin, por sërish nuk do dimë a është më mirë të festojmë apo të heshtim?!

Fundja njeriu për pak çaste lumturie jeton… Jo më kot feston ditëlindjen, Vitin e Ri, ditën e nënës apo mësuesit. Nëse ditë të tilla ju duken hipokrizi, pyesni veten sa herë në vit i dhuruat diçka dikujt ashtu papritur, i thurët poezi apo i thatë faleminderit?!

Ndaj lërini fjalët dhe veproni sa jeni në kohë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top