Kjo është një pamje shumë e zakonshme, ku prindërit gëzojnë disa kohë së bashku me fëmijët, duke u lënë në dorë telefonat, ose tabletat e tyre.
Është shumë e lehtë për prindërit t’ju japin në dorë teknologjinë, ndërsa ata bëjnë punët e shtëpisë. Si çdo gjë në jetë, edhe teknologjia ka anën e saj të mirë dhe anën e saj të keqe. Kjo nuk është për të demonizuar përdorimin, që do të ishte e padrejtë dhe joreale. Bota lëviz me teknologjitë e reja dhe fëmijët tanë duhet të dinë se si t’i përdorin. Teknologjitën kanë potencial të madh dhe janë pjesë e mënyrës sonë të komunikimit me botën. Një mënyrë e shpejtë, e thjeshtë dhe shumë të fuqishme.
Rekomandimet themelore për një përdorim të mirë të TIK:
Ne duhet të marrim parasysh moshën e fëmijës:
Përdorimi i teknologjive të reja (celular, tablet, TV, video games) nuk është i rekomanduar për fëmijët e moshës 0 deri në 2 vjeç.
Në këtë moshë zhvillimi i trurit është i shpejtë dhe është përcaktuar kryesisht nga stimulimi i jashtëm. Ekspozimi ndaj stimujve aq shpejtë dhe aq fuqishëm sa të teknologjive të reja është i lidhur me defiçit vëmendje, vonesat njohëse, problemet e të mësuarit, impulsivitet dhe ul aftësinë për të rregulluar veten.
Nga 3 vjeç, një përdorim i udhëzuar, pra nën mbikëqyrje, por mbi të gjitha në shoqërimin e prindërve të tyre është i rekomanduar. Kjo është për të ndarë me ta, për të luajtur së bashku dhe ka si qëllim përdorimin e mirë të këtyre teknologjive.
Ka studime që thonë se dy orë në ditë konsiderohet e tepruar. Ajo që rekomandohet është që t’i lejoni fëmijët të luajnë lojëra tradicionale, sepse ata janë thelbësore për zhvillimin e duhur të tyre.
Tableti nuk është një DADO!
Ai duhet të jetë një mjet për të luajtur dhe bashkëvepruar me fëmijët tanë. Përdorimi i tepruar i vetëm mund të çojë në izolim dhe problem varësie. TIK mund të ketë një rol edukues, gjithmonë kur prindërit janë të pranishëm në përdorim, përndryshe funksioni i saj bëhet vetëm kohë e lirë dhe argëtuese.
Shmangni përdorimin e teknologjisë në dhomat e tyre.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.