Studim

May 28, 2025 | 20:58

Tak-Fak/ I mbytur në borxhe, ditëve lan varret. I sëmuri me skoliozë që netëve argëton qytetarët e Elbasanit me dajren e tij…

Andrea Ranxha është një djalë jetim që banon në qytetin e Elbasanit. Banesa e tij u dëmtua rëndë nga tërmeti i vitit 2019. Ai është birësuar nga dy prindër nga Elbasani, të cilët i kanë ndërruar jetë. Ai jeton me macet e tij.

andrea-ranxha-1536x864

Gjatë ditës lan varre, ndërsa mbrëmjeve argëton qytetarët e Elbasanit në bulevard me dajren apo baterinë e tij. Ai vuan nga skolioza për të cilën merr dhe një KEMP. Por është mbytur në borxhe të shumta.
Tak-Fak shkoi ta takojë në banesën dhe në përditshmërinë e tij. Si edhe të bisedojë me ata që janë borxhlinjtë e tij, në farmaci, apo në dyqane. Në përfundim, Fondacioni Firdeus dhe Tak ndihmojnë Andrean që të paguajë një pjesë të borxheve.

“Quhem Andrea Ranxha, banues në qytetin e Elbasanit, me origjinë nga Fieri. Nëna më la në Befotrofin e Fierit. Nuk e di arsyen, më pas më transferuan në Befotrofin e Durrësit. Aty birësohem nga 2 prindër të qytetit të Elbasanit. Babai ka ndërruar jetë në vitin 2015, kurse nëna ndërroi jetë në korrik të vitit 2024 nga një sëmundje e rëndë.
Jam pa baba, pa nënë, pa njerëz. Unë e kam gjetur nënën biologjike, por nuk m’u përgjigj, ajo ka jetën e saj. Tani më 11 korrik vjen dhe viti i nënës, dasht zoti që t’i plotësoj dhe shtëpinë e fundit, por më kanë mbytur borxhet. Shkaku i borxheve ishte sëmundja e nënës. Jam detyruar të marr në farmaci dhe te njerëzit për të mbajtur nënën gjallë, por nuk munda dot.

Unë kam qenë në gjumë, nuk kam ndjerë gjë, të nesërmen e kam gjetur mamin të vdekur. Varrimin ia bëra vetëm pa ndihmën e askujt. Më mungon prej 9 muajsh. Kam qëndruar vetëm, kam rënë, nuk ka ardhur njeri që të më ngrejë. Ndihmën e kërkoj tek emisoni juaj, sepse jam i mbytur në borxhe.
Borxhlinjtë më vijnë te dera, derën s’ua hap dot. S’kam çfarë t’u jap? Unë marr KEMP për arsye të shtyllës kurrizore (Skoliozë Lumbare). Ato lekë që marr, nuk më dalin. Dal punoj, pastroj varret dhe bëj muzikë në qendër, serenatë që mbaj shpirtin gjallë. Marr mjekim për shtyllën kurrizore që janë të kushtueshme, ‘Ipsoplok’ kushtojnë 15 mijë lekë me gjithë gjilpëra. Injeksionet i bëj vetë me shiringë. Nuk i bëj në urgjencë se kam frikë, thonë ky njeri pa njeri, i fusim një gjilpërë të shkoj…

Këtu kam nënën time, flas me nënën çdo natë, lutem, bëj atë që dua. Të vetmit që më ngushëllojnë janë 2 macet shtëpiake. Për një jetim është shumë e vështirë që nga mëngjesi e deri në mbrëmje. E di vetëm Zoti dhe unë si e kaloj vetminë pa nënën time. Kam gjetur shpresë me atë macen, deri dje më priste nëna, tani më pret macja.

Duke punuar, kam qenë pa ngrënë, më ka rënë të fikët. Macja me mjau-mjau më ka prekur flokët dhe jam ngritur. Unë shtëpinë e mbaj kukull, jam vetë nuse, vetë çun, vet burrë, ma ka lënë mami amanet. Thjesht më mungon era e nënës dhe njeriu im i duhur. Di të gatuaj, m’i ka mësuar nëna. Edhe për të larë rrobat në lavatriçe…
Shtëpia është e rrënuar nga tërmeti i 2019. Sepse moj motra ime, si nëna nuk ka. Më mungon era e saj, fytyra e saj, duart e saj që ja puthja çdo natë, e kam dashur jashtë mase. Kjo është Fabiola, me këtë kam kaluar 9-muaj në vetmi të plotë. Kujtimi që ruaj me nostalgji është unaza që mbante nëna ime në dorë. I kam vënë varëse me zinxhir me zile, e ndjej kur vjen, kjo është besnikja ime (flet për macen).
Kjo është një dajre, e kam krijuar vet me pikturim me të gjitha. Ky është qeni im Tomka, ngjyrë zi, si fati im…

https://youtu.be/-OMkyK5nNEM?si=U64LqD8iErZqiki_

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top