Këshilla & Arsye

August 13, 2018 | 8:42

“Takim për sushi” në Prestige Resort, ushqimi i shëndetshëm aziatik zgjon shijet në Fab Beach Club

Nga Orjona TRESA

I zgjedhur si një nga shijet më të ushqyeshme e të lehta për organizmin, sushi është një nga gatimet më të kërkuara aziatike edhe në Shqipëri. Për t’jua ofruar turistëve, shumica të huaj, Fab Beach Club ka ftuar këtë verë të nxehtë Mado Tirana, për të krijuar këto gatime të pëlqyeshme dhe të freskëta njëherësh.

okPranë detit, apo pranë mbretit, këto shërbime kanë tregues të vlefshëm, duke e ndjerë veten çdokush si pushuesi në vendin që meriton.

Falë kësaj kuzhine tradicionale aziatike, Fab Beach Club sjell hapësirën e disatë në një resort ku nuk mungojnë restorantet tradicionale, evropiane, por edhe ambientet argëtuese për të rinjtë.

Kësaj vere gëzojuni ambienteve me madhështinë e tyre pranë Prestige Resort, aty ku prenotimet zënë rekordin e regjistrimeve për vitet që do pasojnë.

Llojet e sushit

3

Sushi është termi që i referohet orizit të marinuar dhe të shërbyer në forma të ndryshme, jo peshqve. Përgatitja e orizit është element kyç në krijimin e një sushi të mirë, të cilit më pas i kombinohen peshqit, molusqet e freskëta, perimet apo në ndonjë rast edhe frutat. Vetë peshku i filetuar në copa (jo shumë të mëdha dhe jo shumë të holla), dhe i shërbyer pa oriz apo shtesa të tjera njihet si Sashimi. Disa prej formave më të përhapura dhe që me siguri i keni hasur janë:

39003737_227762281268284_2663163947275780096_nNigiri sushi, i përgatitur me dorë, shumë i njohur dhe gjendet në çdo pjatancë sushi. Përbëhet nga orizi i presuar me dorë, pak wasabi dhe fileto e peshkut ose karkalecë apo molusqe të vendosur përmbi. Maki sushi, është sushi i rrotulluar me algë (Nori) e cila mbledh orizin, peshqit dhe perimet që dikton receta. Makit mund të bëhen në disa përmasa të ndryshme dhe në varësi të volumit dhe përbërësve marrin edhe emrat.

Hosomaki janë shumë të vegjël në diametër dhe zakonisht kanë oriz dhe një përbërës.

Futomaki kanë diametër më të madh (gati 6 cm) dhe mbushen me shumë përbërës.

Uramaki, njihet edhe si inside-out roll sepse nori është në pjesën e brendshme duke nxjerrë në pah orizin.

39064438_289672631819508_5241683735643947008_nMë pak të përhapura këtu tek ne janë Temarisushi, që janë toptha orizi me peshq të ndryshëm dhe Temaki që janë kaushë të vegjël të mbushur me oriz dhe përbërës të tjerë.

1

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top