Nëse nuk i pëlqej, çfarë ndodh? Nëse mërzitet, çfarë t’i tregoj?… Në takimin e parë mund të kemi dyshime dhe shqetësime… Si të sillemi? “E rëndësishmja është të jemi vetvetja dhe t’i tregojmë tjetrit atë çka duam të ndajmë në një marrëdhënie dashurie”, – shprehet psikologia Antonella Fracasso, e specializuar për terapitë në çift. “Për të njohur vërtet një person që mund të bëhet edhe partneri ynë më vonë, mjafton të çlirohemi nga pritshmëritë që kemi për këtë person”, – shton ekspertja, e cila sugjeron edhe disa këshilla për t’i zbatuar. Çfarë duhet të thoni: Filloni të bisedoni për ditën tuaj. Qeshni dhe përdorni fjalë dhe tonalitete të zërit pozitive. Psh: “Sot arrita t’i mbyll gjërat që duhej të bëja. Jam e kënaqur me veten” ose.. “Punoj me qejf dhe puna më përmbush, sepse më lejon të shpreh kapacitetin tim”. Kërkoni të tregoni mbi interesat, preferencat dhe hobitë tuaja, duke shpjeguar se pse doni të merreni me atë aktivitet apo lojë. Mund të flisni edhe për pushimet dhe udhëtimet, duke e theksuar entuziazmin për atë qe keni bërë, parë dhe ndjerë. Nëse doni të ndani me të eksperiencat e mëparshme sentimentale, kjo mund të jetë e nevojshme vetëm nëse keni për qëllim t’i jepni një mesazh bashkëbiseduesit për atë që dëshironi ju në lidhjen tuaj të ardhshme. Në vend që të thoni: “U ndava nga ish i dashuri sepse ishte i pasigurt”, lini të nënkuptoni që “I fejuari im i ardhshëm do të doja të ishte i sigurt në vetvete dhe i vendosur”. Çfarë nuk duhet të thoni: “Sa ditë e mërzitshme”, “Nuk i duroj dot më kolegët”, “Sapo dërgova makinën te mekaniku, u prish sërish”… Ankesat, pakënaqësitë personale apo profesionale, monologët e gjatë për jetën vetjake, është më mirë t’i shmangni si argumente. Në fakt, çdo gjë që është negative, na largon nga të tjerët.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.