Mirëqenie

October 12, 2018 | 10:32

Taksë ndaj mediave social, për të ndihmuar në shëndetin mendor të të rinjve

Përdorimi i tepërt i medieve sociale po dëmton shëndetin mendor të fëmijëve dhe të rinjve. Të dhënat e fundit, por edhe studimet e kryera janë prova të mjaftueshme për ndikimin e medieve sociale në shëndetin mendor. Nisur nga ky fakt  kompanitë e medieve sociale duhet të detyrohen të paguajnë një taksë të shëndetit mendor për të ndihmuar në adresimin e problemeve të lidhura me faqet si Facebook dhe Instagram.

Drejtori i  Shërbimit Shëndetësor Kombëtar ( NHS) Simon Stevens argumenton se një kontribut financiar nga faqet e medieve sociale do të ndihmonte ‘të frenonin valën e problemeve të shëndetit mendor’ në Britani të Madhe. Shërbimet e shëndetit mendor, veçanërisht për të rinjtë, po raportojnë një numër në rritje të pranimeve të lidhura me përdorimin e rrjeteve sociale dhe disa kompani po fillojnë ta njohin këtë problem.

Shërbimi i mesazheve  ‘WhatsApp’ ka rritur moshën minimale të përdorimit nga 13 në 16 vjeç. Problemet e shëndetit mendor në mesin e të rinjve janë rritur gjashtë herë gjatë dy dekadave të fundit dhe një në 10 fëmijë tani ka një gjendje të diagnostikuar. Vajzat janë më të rrezikuara, me vetëdëmtim  të raportuar, një në pestë të atyre të moshës 14 vjeçare. Ndër të rriturit, një në gjashtë persona në Britani të Madhe përjeton një problem të shëndetit mendor, si depresioni, sipas Fondacionit të Shëndetit Mendor.

 

Burimi / Intv.al

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top