Ida Jennie Linnéa Sjöström është një artiste me të vërtetë e veçantë: pikturon detaje të stilit surrealist duke përdorur penelin vetëm me anën e gojës. Jeta e ka detyruar ta shndërrojë në një nevojë këtë virtyt që ka: Jennie ka lindur me Artrogriposi Multipla Congenita, sëmundje që karakterizohet nga ngurtësi e kyçeve.
E lindur në Zvicër në 1979, Jennie Sjöström nuk ka mundur kurrë të përdorë krahët dhe këmbët, megjithatë, ashtu siç e pohon dhe ajo vetë, sëmundja nuk e ka penguar të bëjë një jetë aktive. Në fakt, gjithmonë ka ndjekur pasionin e saj, siç është piktura, një hobi që në dukje është pak i përshtatshëm për një person me paaftësi fizike. Ja e veçanta: Jennie pikturon vetëm duke përdorur gojën. Një talent i pabesueshëm që e ka lejuar të aftësojë një pjekuri artistike të dukshme.
Në videon e “Caters News” shfaqen disa fotografi që nuk të lënë të kuptosh sesi aftësitë e kufizuara mund të transformohen përmes forcës së vullnetit, në mundësi të mëdha dhe të merituara, pavarësisht shumë vështirësive dhe mijëra dyshimeve.
Pikturat e saj janë në fakt shumë mirë të detajuara, me një stil me prirje drejt surrealizmit. Në të shkuarën ajo pikturonte me nuanca më të errëta dhe të dukshme autobiografike, karakterizuar nga prania e njerëzve pa gjymtyrëve apo pa kokë, peizazhe që nënkuptonin si ishin të bllokuar. Kanceri ovarian i shfaqur në vitin 2009 dhe vuajtjet që kaploi, falë një kujdesi dhe fati të mirë, rezultuan në shërimin e plotë të saj, duke fituar një vetëdije më të madhe dhe optimizëm më të përtërirë, i cili i dha fuqi edhe në pikturat e Idas, tashmë edhe më të harmonishme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.