Krahas talentit tonë, qëndrimi (ose zakoni mendor) që vendosim është gjithashtu shumë i rëndësishëm: nëse besojmë në veten dhe aftësitë tona, do të kemi një probabilitet të lartë për të qenë në gjendje të kapërcejmë pengesat. Në këtë proces konstruktiv dhe pozitiv, njerëzit me të cilët lidhemi luajnë një rol shumë të rëndësishëm: nëse të tjerët besojnë tek ne, do të jetë më e lehtë të nxjerrim pikat tona të forta.
Më poshtë, ne duam t’ju japim një shembull, të marrë nga protokolli i Shkollës Gramar Geelong (një shkollë e mesme prestigjioze australiane) për t’u mësuar mirëqenien studentëve të saj.
Gjatë orës së parë të mësimit studentëve u kërkohet të shkruajnë një histori duke treguar një moment në të cilin ata ndjeheshin shumë mirë. Më pas, studentët i nënshtrohen testit të VIA Signature Strenghts, një test që u lejon atyre të identifikojnë pikat e tyre personale. Shumica e studentëve konstatojnë se në histori ata shkruan pikat e forta dhe kjo u lejon atyre të punojnë në pikat e tyre të forta, me bindjen se kjo punë do t’i shtyjë ata në potencialin e tyre të plotë.
Vetëdijësimi për pikat e forta është thelbësor, por mjedisi luan gjithashtu një rol të rëndësishëm. Rrethimi i vetes me njerëz që i njohin pikat tona të forta dhe të cilët besojnë tek ne dhe talentet tona është mënyra më e mirë për të zhvilluar një zakon të fortë mendor.
Ora tjetër e mësimit përqendrohet në ndërtimin e një “peme familjare me pikat e forta”: studentët do intervistojnë anëtarët e familjes së tyre për të gjetur pikat e tyre të forta, në mënyrë që të hartojnë talentet e familjes së tyre.
Pyetjet që ata u drejtuan familjarëve:
- Nëse do të duhej të përshkruanit pikat tuaja të forta, cilat do të ishin ato?
- Dhe pikat e forta të fëmijëve tuaj?
- A mund t’i forconi këto pika të forta në jetën e përditshme?
- A i dinë njerëzit përreth jush pikat tuaja të forta? A i vlerësojnë ata?
Për secilën pikë të fortë ka aktivitete që ju lejojnë ta forconi atë, të trajnoni talentet dhe të rrisni motivimin.
Burimi / https://portalebambini.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.