Talisè është qendra më e re e bukurisë dhe spa-së në zemër të Tiranës, në rrugën e Kavajës. Përjetimi i luksit dhe relaksimit të menjëhershëm falë dhomave aromatike, të ngrohta dhe terapeutike, ofrojnë një gamë të gjerë trajtimesh përmes produkteve kozmetike të certifikuara evropiane.
Nga Orjona TRESA
Një nga ambientet më të veçanta, të konceptuara në nivel terapeutik, shëndetësor dhe mbi të gjitha meditativ dhe qetësues. Është Dhoma e Kripës apo Haloterapia, e cila e çon fushën e mirëqenies në një tjetër nivel, e ngjashme me ajrin nga kripa e detit, ekskluzive për llojin e trajtimeve pranë Talisè Beauty&Spa. Në një hapësirë komode për femrat, terapia e kripës së thatë, me origjinë nga speleoterapia (terapia e shpellave) dhe shpella e kripës Wieliczka në Poloni, ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në jetëgjatësi.
Haloterapia konsiston në thithjen e një aerosoli të mikronizuar të klorurit të natriumit. Në një seancë, pacienti vendoset në një dhomë kripe të projektuar posaçërisht për të rikrijuar mikroklimën e pranishme në një shpellë natyrale të kripës. Për ta bërë atmosferën e ngopur me klorur natriumi përdoren pajisje të posaçme mjekësore (halogjeneratorë ose mikronizues të kripës), të cilët reduktojnë grimcat me madhësi mikrometër, për t’i lejuar më pas të jodizohen. Gjeneratori i mikroklimës mikronizon kripën dhe e përzien atë tërësisht me një rrymë të rregulluar ajri, e cila pastaj shpërndahet uniformisht në të gjithë dhomën e kripës. Gjatë këtij procesi, frymëmarrja bëhet më e lehtë, ndërsa grimcat e vogla të jonizuara të kripës, kalojnë përmes shqisës së shijimit, duke ndjerë në gjuhë efektin kurativ të aerosolit, të aftë për të hyrë thellë në sistemin e frymëmarrjes. Sipas studimeve,
Dhoma e Kripës ndihmon në përmirësimin e shumë sëmundjeve të sistemit respirator si: alergjitë, asma, bronkiti, sinoziti, bronkektazia, bronkospazma, fibroza cistike, rinitet, kollë e thatë, sekrecionet e mukozave, edema e mukozës, bajamet, faringitet, otitet, ftohja dhe gripi etj. Ndërsa në sistemin dermal (lëkura): psoriaza, ekzema, dermatiti, rigjenerim, riparim dhe mirëmbajtje e lëkurës. Terapia e kripës rehabiliton gjendjet e stresit, traumës dhe depresionit.
Banjo Turke ka efekte tonifikuese dhe relaksuese. Është një nga terapitë më të mira për të luftuar stresin dhe tensionin e përditshëm, përmirëson aspektin fizik dhe dhuron efiçencë më të madhe. Hapja e poreve për shkak të djersitjes, lehtëson futjen e avullit dhe lejon epidermën të eliminojë papastërtitë, duke i dhuruar shkëlqim, elasticitet dhe butësi. E praktikueshme për të gjitha moshat, Banjo Turke është instrument terapie i pazëvendësueshëm.
Sauna, një terapi e mirë çlodhjeje, ku djersitja lejon nxjerrjen e acidit laktik dhe toksinave të akumuluara gjatë aktivitetit fizik; ul rrezikun për atak kardiak dhe sëmundje të mushkërive; lufton sëmundjet mendore, të lëkurës, dhimbjet e kokës dhe gripin. Sauna është një gjimnastikë vaskulare dhe si e tillë është e rëndësishme të trajtoni trupin me temperatura të larta dhe për kohë të gjatë. Sauna është e këshillueshme të përdoret pak para se të flini, për të dhënë qetësinë dhe gjumin.
Jacuzzi dëgjohet shpesh kur bëhet fjalë për një vaskë në tokë ose një banjë portative, apo vaskë e nxehtë mbi tokë. Përfitimet e tij nisin nga terapia “hidro” me ujë të ngrohtë, e cila mund të nxisë relaksimin, lehtësimin e dhimbjeve dhe të përmirësojë gjumin, pasi nxehtësia dhe masazhi punojnë së bashku për të pastruar mendjen tuaj, për të zvogëluar stresin e për të zbutur muskujt e mbingarkuar. Hidromasazhi stimulon qarkullimin e gjakut, ç’tensionon peshën nga nyjet dhe muskujt, shërimin dhe qetësimin e tyre, dhe ndihmon për të lehtësuar dhimbjen rreth nyjeve.
Dushet me shumë sensorë janë sisteme të posatshme hidroterapie që kombinojnë tonifikimin dhe stimulimin e trajtimeve multi-sensoriale, duke përdorur xhete uji me kombinime të ndryshme të ngjyrave. Terapia e ngjyrave konsiderohet pjesë e të ashtuquajturës “mjekësi alternative”, për trajtimin e sëmundjeve. Dushi emocional me “ujin në formë avulli” ofron një ndjenjë kënaqësie unike dhe të papërsëritshme, duke i dhënë vitalitet trupit.
Konceptuar si një qendër avantgarde, Talisè Beauty &Spa njehson në funksionalitet aparaturat e teknologjisë më të fundit, duke dhuruar shërbime elitare në trajtesë.
Nëse jeni duke kërkuar për ndonjë përkëdhelje të merituar ose dëshironi t’i bëni dhuratë një mikeshe, Talisè Beauty&Spa ofron relaksim për femrat, në shërbime të tilla si dhoma e kripës, dhoma me avull, dushi emocional, dhoma e relaksit, sauna apo xhakuzi. Talisè Beauty&Spa ofron një përzgjedhje fantastike të masazheve të të gjitha llojeve që nga masazhi me katër duar, masazhi suedez, ai sportiv, refleksologji, masazhi shiatsu, masazh me bambu, masazh anticelulit, dobësim, tonifikim, me qirinj etj., si dhe trajtime të trupit, apo fytyrës dhe paketa të ndryshme, të personalizuara për çdo kliente.
Aparaturat janë fjala e fundit e teknologjisë: presoseterapi, infrared, elektroda, lipolazer, radiofrekuencë, HiFu. Një qendër e kompletuar me të gjitha shërbimet, falë arkitekturës moderne me hapësirat e krijuara për secilën kategori, pranë Talisè Beauty&Spa ofrohen edhe shërbime të tjera.
- Shërbimi parukeri, ku përfshihen krehjet, stilimet, make up, si dhe trajtimet e ndryshme të flokut me produkte bimore;
- Manikyr/Pedikyr, ku përfshihen trajtimi i duarve dhe i këmbëve spa, trajtimi me parafinë. Manikyr i thjeshtë, manikyr xhel, thonj me xhel, tipsa, thonj me akrilik si dhe thonj me akrilik xhel.
- Estetika, ku përfshihen trajtimet e fytyrës dhe të trupit me aparaturat më të fundit, si dhe trajtimet me dorë, trajtime dobësimi, tonifikimi, anticelulit, trajtime fytyre anti akne, vitalizuese, pastrim i thellë kundër njollave dhe shumë të tjera, të kryera me produkte mjekësore dhe nga një staf i specializuar me përvojë shumëvjeçare.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 146
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.