Tango nuk është vetëm kërcim, por siç thonë argjentinasit: pesonalitet, elegancë, ritëm dhe në fund figura që krijon me lëvizjet që bën. Për disa tango është një lloj ikje, një lloj humbje e mendjes nga realiteti dhe futja e saj në një botë lumturie tingujsh e ngjyrash pasionante. Për të tjerë është pasion, dëshirë e dashuri për muzikën e kërcimin, si një formë e shprehjes së tyre artistike…
Për psikologët përveç të tjerave është edhe praktikë, mësim nëpërmjet praktikës rreth komunikimit me gjuhën e trupit.
Studimet në neoroshkencë e rendisin tangon në aktivitetet më dobiprurëse për shëndetin mendor dhe për trurin, sidomos pas moshës së mesme dhe në moshën e tretë pasi:
1- Përmirëson ekuilibrin, zvogëlon rrezikun e rënies
2- Ul riskun për të zhvillimin e Alzheimer
3- Mban larg Parkinsonin
4- Lufton depresionin
5- Ndihmon në kurimin e pagjumësisë
6- Ul kolesterolin
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.