Marrëdhënie

November 2, 2016 | 8:19

“Tashmë kam një të dashur”. 6-vjeçarja i shkruan një letër refuzimi vogëlushit

6Një djalë 7-vjeçar ka marrë një mësim të hershëm të refuzimit, pas interesit të tij për një gjashtëvjeçare.

Jessica Kerfoot iu përgjigj dëshirës së James Coton me një letër, të cilën e kishte shkruar me dorë, duke i thënë se nuk kishte mundësi të ishte e dashura e tij, sepse tashmë ishte duke parë një djalë tjetër. I zhgënjyer, James ia tregoi letrën nënës së tij, kur dy familjet u takuan të dielën për një drekë në Sheffield.

Vogëlushët kanë qenë miq për një kohë të gjatë, sepse babai i James, Oliver 36-vjeç shkonte në të njëjtën shkollë me babin e Jessica, Ross Kerfoot, 38 vjeç. Nëna e James, Carly 31 vjeçe, tha:

“Kjo është një gjë shumë e lezetshme. Ata janë miq shumë të mirë dhe mund të shkojnë shumë mirë. James, është shumë i qetë rreth dashurisë që ndjen, por kur shkuam për drekë, ai erdhi e na tregoi këto letra. Ai tha: ‘Mami, Jess më tha mua këto letra’ dhe unë i pashë ato e m’u dukën kaq të dashura. Mendoj se ai ishte pak në siklet dhe donte që unë t’i kisha ato. Unë mendoj se ai e ka dashuruar gjithmonë Jessica. Ne gjithmonë tallemi për martesën e tij”.

2

Carly i postoi letrat në rrjetet sociale ku shkruhej: “Përshëndetje James!  Më vjen keq që nuk mund të jem e dashura jote, sepse unë tashmë e kam një të dashur dhe quhet Goghe. Do të doja që të isha, por në të vërtetë nuk mundem. Me dashuri nga Jessica!”

Nëna e vajzës tha se nuk dinte asgjë, derisa Carly i postoi ato në internet.

“Nuk u befasova nga kjo gjë sepse e di që ata janë miq të mirë dhe janë rritur me njëri-tjetrin. Thjesht mendoj që ishte kaq e ëmbël të shohësh se sa mirë mendon Jessica dhe që do t’i qëndrojë besnike Goghe”.

3 4

5

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top