Marrëdhënie

June 27, 2016 | 8:10

Tatjana Isaj: Djali i birësuar më ka ndryshuar jetën!

Tashmë, ajo është bërë nënë për herë të dytë! Pas fëmijës së parë, Korozanës, vajzës 25 vjeçare, stilistja e njohur i ka lejuar vetes të përjetojë një ‘mëmësi’ ndryshe… Ndoshta, kurrë më parë nuk i kishte shkuar ndërmend të pasurit e një fëmije të adoptuar, por kjo ndjesi e ka bërë për vete që në çastin e parë kur u ndesh me sytë e Altinit të vogël, në një nga shtëpitë e foshnjës në kryeqytet. Deri diku, gjithçka përreth i ka rizgjuar shqisat e dikurshme të të qenit nënë biologjike…të qarat e fëmijës, të ushqyerit, e përkujdesi prindëror në të gjitha drejtimet. Sa i takon Tatjanës, ajo jo vetëm është përf – shirë me gjithë qenien e saj në mirërritjen e vogëlushit, por prapësitë e tij foshnjore gati ia kanë ndryshuar gjithë atmosferën familjes me pjesëtarë adultë. Ndonëse prej vitesh është rezidente në Gjermani, kontributi human dhe ai financiar në ndihmë të target grupeve shoqërore në nevojë nuk ka munguar asnjëherë, dhe duket se kjo e ka renditur Tatjana Isajn në radhët e humanitareve dhe kontribuuesve parësore sa i takon investimeve që ajo ka bërë ndër vite, nëpër shtëpi të ndryshme foshnje në Shqipëri, nëpër azile pleqsh etj. Prandaj, dhe ideja e të adoptuarit nuk i lindi krejt rastësisht. E gjendur në një shtëpi fëmije në kryeqytet, në periudhën përpara festave të fundvitit, ku ajo kish shkuar me misionin e dhënies së dhuratave për të vegjlit, qëndrimi i Altinit njëvjeçar e kishte bërë tërësisht për vete. I strukur në një qoshe të godinës, ai nuk afrohej si gjithë fëmijët e tjerë për të shijuar ëmbëlsirat apo për të hapur pakot e dhuratave që ajo kish sjellë për ta. Pikërisht, ky detaj bëri që asaj t’i hynte në zemër menjëherë Altini, por jo me ndjenjë dhembshurie apo keqardhjeje… Më tepër, me dëshirën që atij t’i përmirësohej jeta, duke e shndërruar në pjesë – tarin më të ri të familjes Isaj, edhe pse i ardhur jo në mënyrë biologjike. “Nuk ka ndjesi më të bukur, kur më thërret mami…kur më hidhet në qafë për të më përqa – fuar, e me sytë e tij më bën të kuptoj dëshirat e nevojat që ai ka për mua. Të qenit nënë, edhe pse jo biologjike, por me të drejta të plota për tim bir, Altinin, më ka tjetërsuar shumë. Sepse jam shumë e dhënë pas rritjes së vogëlushit jo vetëm unë, por edhe e gjithë familja. Prania e tij nëpër shtëpi më ka ndryshuar jetën. Ai është shumë i lidhur me mua, kërkon vëmendjen time në çdo kohë, luajmë bashkë, shëtisim të dy…Mendoj se së shpejti do ta marr me vete edhe në shtëpinë time në Gjermani, dhe kam bindjen që do të jemi një familje e lumtur dhe e plotësuar tashmë me katër anëtarë”, përfundon stilistja Tatjana Isaj.

Botuar në revistën Psikologjia, nr.70

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top