A është tavolina juaj e mbushur me copa letre, gota me kafe, zarfa…? Në botën ku “pastërtia është pranë perëndishmërisë” të jesh një person i çrregullt shpesh është shenjë dalluese e përtacisë.
Sipas hulumtuesve të Universitetit të Minesotës të punosh në rrëmujë është shumë më produktive se preciziteti dhe rendi.
Për të vërtetuar këtë studiuesit krijuan dy grupe pune, që punuan njëri në një zyrë të rregullt dhe tjetri në një zyrë të çrregullt. Studiuesit zbuluan se të dyja grupet prodhuan të njëjtin numër idesh, por idetë e grupit që punoi në zyrën e çrregullt ishin shumë më interesante.
Për më tepër, të dhënat gjithashtu zbuluan se njerëzit me një tavolinë të çrregullt janë më të prirur për të marrë rrezik, ndërsa ata në tavolina të pastra kanë tendencë të ndjekin rregulla strikte dhe kanë më pak gjasa të provojnë gjëra të reja.
“Mjediset e çrregullta duket se frymëzojnë thyerjen e traditës, e cila mund të prodhojnë njohuri të reja”, thonë hulumtuesit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.