Pas të gjitha “virozave” që ke kaluar në jetën tënde të deritanishme, ke rritur edhe standardet e tua. Nuk mund të pranosh të dalësh me disa persona, sepse ke krijuar një opinion tashmë. Ke një ide më të qartë se si do të doje të ishte AI dhe çfarë do të pëlqente për të mos u dhënë të tjerëve asnjë shans që të vijnë rrotull si satelitë të dalë jashtë funksioni. Nuk mund të dalësh në çdo vend falë statusit që ke krijuar, sepse jo çdo ambient është i pranueshëm ku mund të shfaqesh. Dhe kjo të limiton disi mundësitë. Pastaj, kur arrin të kuptosh se standardet që i ke imponuar vetes janë shumë të larta dhe koha po kalon, do të fillosh t’i ulësh gradualisht.
Mesa duket, gjërat nuk qëndrojnë tamam kështu. Kur je 18 vjeç, marrëdhëniet janë mjaft sipërfaqësore dhe sa më shumë rritesh në moshë e bëhesh më i/e zgjuar, aq më shumë gjërat fillojnë të komplikohen. Ke një punë, që do të thotë, më pak kohë e lirë. Ke të ardhura, por më shumë përgjegjësi dhe më shumë gjëra për të paguar, gjë që mund të përkthehet se, ke para, por jo dhe aq. Ke gatishmëri, por duket shumë e vështirë të vësh zemrën tënde në dorën e dikujt.
Pas të gjitha “virozave” që ke kaluar në jetën tënde tëderitanishme, ke ngritur edhe standardet e tua. Nuk mund të pranosh të dalësh me disa persona, sepse ke krijuar një opinion tashmë. Ke një ide më të qartë se si do të doje të ishte AI dhe çfarë do të pëlqente për të mos u dhënë asnjë shans të tjerëve që të vijnë rrotull, si satelitë të dalë jashtë funksioni. Nuk mund të dalësh në çdo vend falë statusit që ke krijuar, sepse jo çdo ambient është i pranueshëm ku mund të shfaqesh. Dhe kjo të limiton disi mundësitë. Pastaj, kur arrin të kuptosh se standardet që i ke imponuar vetes janë shumë të larta dhe koha po kalon, do të fillosh t’i ulësh gradualisht.
Kështu, arrin të njohësh një mashkull dhe gjithçka bëhet e bukur deri në çastin kur ai vendos të ndajë me ty një nga mësimet sipas të cilave ai udhëhiqet në jetë, sepse tani ke më shumë eksperiencë. Fusha e ndjenjave është më e gjerë dhe ti mbetesh e pataksur duke mos ditur si të veprosh. Në këto kushte, çfarë mund të bësh? Zhytesh në një “vetmi në dy”, vetëm për të mos ikur në shtëpi, apo e vetme për festa, ose vazhdon ta kërkosh duke marrë si risk atë që mund të ndodhë mjaft vonë për prishtmëritë e tua. Dhe atëherë, mezi gjejmë kohën të përfshihemi, të heqim dorë nga egoja që është e strukturuar tashmë, e cila na ka pushtuar plotësisht qenien tonë. Kjo është vetëm maja e ajsbergut, sepse marrëdhëniet serioze janë më të dhimbshme dhe më të komplikuara. Por, nëse s’do ta ndërlikonim kaq shumë veten, nuk do të ishim njerëz… Ti çfarë mendon?
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.